Ti je mutant dhe mund të bëhesh Jean nga X-MEN

Gjithmonë m’ka pëlqy X-MEN, sidomos koncepti i mutacionit. Për të painformuarit: X-MEN është serial i stripave dhe filmave ku kryepersonazhe janë mutantët. Mutant është dikush që e ka një mutacion, pra një aftësi të jashtëzakonshme. Për shembull Profesori X që mund t’i lexojë mendimet e të tjerëve apo Magneto që mund ta manipulojë metalin, deri edhe me zhvendosë krejt urën e San Franciscos.

Mutantët bashkohen rreth kauzave të përbashkëta dhe ndahen në ‘të mirë’, që e mbrojnë njerëzimin, dhe ‘të këqinj’ që duan ta zhdukin njerëzimin jomutant. Dhe mbi këtë bazë ndërtohen rrëfime të ndryshme. Llojllojshmëria e mutacioneve të jep hapësirë të pafundme me kriju rrëfime fantastike, dhe realizime tërheqëse filmike.
Mutantët dallohen me klasë, ku klasa më e lartë domethënë fuqi më e madhe. Për shembull, Profesori X, kreu i mutantëve konstruktivë, dhe Magneto, kreu i mutantëve shkatërrues, janë të Klasës 4. Sa kam informacion, në këtë storje, vetëm një mutant është i Klasës 5, Jean Grey. Magneto e merr një revole dhe i thotë se mund ta manipulojë metalin në të, por se ajo, Jean, mund të bëjë çka t’i teket me të.

Arsyeja pse më pëlqen X-MEN është sepse është metaforë e bukur, që e vizualizon natyrën njerëzore, duke e zmadhuar atë për ta përjetuar me shqisat tona.
Ne të gjithë kemi ‘mutacione’. Secili e kemi nga një d’harma, një destinim në jetë, një grup të prirjeve e talenteve që i kemi marrë si dhuratë. Shumë nga ne mund të frikësohen nga mutacioni i vet, siç ndodh edhe në film, të mos e pranojnë veten siç janë, të duan edhe të ‘kurohen’ bile, që të bëhen ‘njerëz të rëndomtë’.
Secili nga ne është mutant me aftësi e prirje të caktuara. Secili nga ne mund të bëhet Jean sepse secili mund të bëjë, të jetë apo të ketë çka të dëshirojë. Dallimi është në shkallë: dikush e arrin dëshirën për disa vite, dikush për 5 minuta. Kjo varet edhe nga dëshira, edhe nga shkalla ku je. Por unë jam këtu të të them se ti mund të zgjedhësh të jesh apo të bëhesh mutant(e) e cilësdo shkallë që e do, apo edhe njeri i rëndomtë. Zgjedh e merr. Mjafton të jesh në paqe me zgjedhjen tënde.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s