Të jeni të lumtur ka më shumë rëndësi sesa të jeni të pasur

“Lumturia, jo ari a prestigji, është valuta vendimtare.” – Tal Ben-Shahar

Kliko këtu për ta parë botimin e plotë.

Ti nuk dëshiron të jesh i (e) pasur – ti dëshiron të jesh i (e) lumtur. Edhe pse mediat për komunikim masiv i kanë bindur shumë njerëz se pasuria çon te lumturia, kjo nuk ndodh gjithmonë. Sigurisht që paratë mund të të ndihmojnë t’i arrish qëllimet e tua, të kujdesen për të ardhmen tënde, dhe të ta bëjnë jetën më të shijshme, mirëpo vetëm posedimi i gjërave nuk e garanton përmbushjen.

Ky botim do të të tregojë se si ta nxjerrësh maksimumin nga paratë e tua, por para se të zhytemi në detale, është e rëndësishme ta hulumtojmë se pse duhet të të interesojë kjo. Nuk ka shumë dobi të mësohet për interesin e përbërë apo për llogaritë e kursimeve me të ardhura të larta nëse nuk e di se si ndikojnë paratë në mirëqenien tënde.

Nëse financat personale do të ishin të thjeshta sikur kuptimi i matematikës, ky libër nuk do të ishte i nevojshëm fare; njerëzit kurrë nuk do të shpenzonin tepër, nuk të hynin në borxh, dhe nuk të merrnin vendime budallaqe financiare.  Por hulumtimi tregon se zgjedhjet tona janë të bazuara në diçka më tepër se sa aritmetika e thjeshtë – ato ndikohen edhe nga një rrjet kompleks i faktorëve psikologjikë dhe emocionalë.

Ky botim ta jep një përmbledhje të shpejtë të relacionit ndërmjet parave dhe lumturisë. Po ashtu, do t’i mësosh teknikat për ikjen nga kurthet mendore që e vështirësojnë të kënaqurit me atë që e ke. Siç do ta shohësh, nuk të nevojiten një milion euro për të qenë i (e) lumtur.

Kliko këtu për ta parë botimin e plotë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s