Një minutë për veten

Përmbledhje nga libri i Dr. Med. Spencer Johnson

Të kujdesurit për Mua

Çka është kjo:

  • Arsyeja më e madhe për sukses të jashtëm – në punë dhe në jetë – është suksesi i brendshëm.
  • E kuptoj plotësisht se të kujdesurit për biznesin, domethënë të kujdesurit për “Veten” time.
  • Për fillim, e thjeshtësoj jetën time.
  • E trajtoj veten në mënyrën që do të doja të më trajtojnë të tjerët. Jam i mirë ndaj vetes sime.
  • Shpesh ndalem gjatë ditës për Një Minutë të shikoj dhe dëgjoj.
  • Shikoj se çka jam duke menduar apo se çka jam duke bërë dhe e pyes veten, “Si mund të kujdesem mirë për veten time?”
  • Qetësisht dëgjoj për një përgjigje brenda meje – e dëgjoj urtinë e Vetes sime Më të Mirë dhe e zbuloj se çka është vërtet më së miri për mua.
  • Kur e shoh qartë se çka është më së miri për mua, zakonisht e bëj atë.

Pse funksionon kjo:

  • Kur kujdesem mirë për veten time, jam më pak i zemëruar dhe më i lumtur – me veten time dhe me të tjerët.
  • Kur jam më i lumtur, punoj më mirë. Dhe i trajtoj njerëzit përreth meje më mirë.


Të kujdesurit për Ty

  • Ti je “unë” në ty. Ne në parim jemi të ngjashëm – ti dhe unë. Kur e kujtoj këtë mund të të ndihmoj të kujdesesh më mirë për veten tënde.
  • E di se të kujdesurit tënd për veten tënde është i dobishëm për ty po aq sa është të kujdesurit tim për veten time. Sepse kur e bën këtë, ti je person më i lumtur.
  • Kur je person më i lumtur, njerëzit tjerë – duke më përfshirë edhe mua – jemi më të lumtur kur jemi me ty.
  • Më së miri të tregoj me shembull se si është kaq mirë për mua dhe për njerëzit përreth meje kur ndalem të kujdesem më mirë për veten time.
  • Ndjehem person i balansuar dhe i kujdesshëm kur jam duke iu ndihmuar të tjerëve të kujdesen më mirë për veten e vet – kur jam aty për ta që t’iu ndihmoj ta bëjnë këtë.
  • Kur kujdesesh shumë mirë për veten tënde, ti – sikur unë – po ndihmon po ashtu në kujdesin për të tjerët.
  • Të inkurajoj ta marrësh atë Një Minutë të rëndësishme për “veten” tënde: të ndalesh dhe të shikosh se çka je duke bërë apo menduar dhe ta pyesësh veten se a ka mënyrë më të mirë për ty.

Të kujdesurit për Ne

Më ndihmon të kem marrëdhënie më të mirë me njerëzit tjerë kur e kujtoj:

  • Kur jemi kujdesur mirë për vetat tona, ne mund t’i bashkëndajmë Vetat tona Më të Mira me njëri-tjetrin.
  • Kur e trajtojmë veten tonë me kujdes, ne pastaj mund të vazhdojmë ta trajtojmë më mirë me kujdes njëri-tjetrin.
  • Më e rëndësishme se ta duan qenien time është që qenia ime të dojë.
  • Ne mund ta kemi ndonjë mosmarrëveshje të vogël tash, por i shmangemi mosmarrëveshjeve shumë më të mëdha dhe më serioze më vonë, kur secili nga ne kujdeset më mirë për vetat tona.
  • Ne mund t’i ndihmojmë vetat tona dhe njëri-tjetrin duke pyetur, “A e Ke Përqafuar VETEN TËNDE Sot?”
  • Ne mund të kemi marrëdhënie të mrekullueshme bashkë, kur unë e kam një të tillë me mua, dhe ti e ke një të tillë me ty.


Përmbledhje

  • E trajtoj veten siç do të doja të më trajtojnë të tjerët.
  • Thjeshtësoj.
  • Për një minutë mund ta ndryshoj qëndrimin Tim…

Dhe për atë minutë mund ta ndryshoj tërë ditën time.

  • Kur kujdesem mirë për veten, ndihem më pak i zemëruar dhe më i lumtur ndaj vetes dhe tjerëve
  • Dhe kur jam më i lumtur punoj më mirë dhe i trajtoj të tjerët më mirë.
  • Arsyeja më e madhe për sukses të jashtëm… në punë dhe në jetë… është suksesi i brendshëm.
  • E kuptoj se të kujdesem për biznesin domethënë të kujdesem për “Veten” time.
  • Shpesh ndalem gjatë ditës për Një Minutë të shikoj dhe dëgjoj.
  • Shikoj se çka jam duke menduar apo se çka jam duke bërë dhe e pyes veten,

              “Si mund të kujdesem mirë për veten?”

  • Qetësisht pres ta dëgjoj një përgjigje brenda meje – nga urtia e “Vetes Sime Më të Mirë” dhe e zbuloj se çka është vërtet gjëja më e mirë për mua.
  • Kur e shoh qartë se çka është gjëja më e mirë për mua, zakonisht e bëj.

Pse funksionon kjo

  • Kur kujdesem mirë për veten, ndihem më pak i zemëruar dhe më i lumtur… me veten dhe tjerët.
  • Kur jam më i lumtur, punoj më mirë. Dhe i trajtoj njerëzit përreth më mirë.
  • Një nga mënyrat më të mira që mund t’iu ndihmoj njerëzve tjerë është t’i inkurajoj të kujdesen më mirë për veten dhe t’i shpërblej kur e bëjnë këtë.
  • Kur njerëzit tjerë kujdesen mirë për veten janë më të lumtur… me veten… dhe me mua!

E dua veten mjaftueshëm që t’ia jap vetes këtë dhuratë…

Ajo mund të vijë vetëm nga unë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s