E vetmja frikë është frika vetë

Nga Franklin D. Roosevelt

Franklin D. Roosevelt pat bërë kampanjë kundër Herbert Hoover në zgjedhjet presidenciale të SHBA më 1932 duke thënë sa më pak që është e mundur se çka do të mund të bënte po të zgjedhej. Edhe në marrëdhëniet më të afërta të punës, askush nga kolegët më të afërt nuk ndiheshin se e njihnin mirë atë, me përjashtim mbase të gruas së tij, Eleanor’ës.
I dashuri, mendjemprehti Roosevelt e përdorte sharmin e tij për t’i mbajtur shumicën e njerëzve në distancë. Në fjalimet e kampanjës, ai parapëlqente ton të gjallë, optimistik, të butë e atëror të aromatizuar me humor. Mirëpo adresimi i tij i parë inaugures e pati një kualitet të pazakonshëm solemn, religjioz. Dhe për një arsye të mirë – më 1933 depresioni e pati arritur thellësinë e tij. Adresimi i parë inaugurues i Roosevelt’it e skicoi në terma të gjera se si shpresonte ai të qeverisë dhe i përkujtonte amerikanët se “vështirësitë e përgjithshme” të kombit kishin të bënin “vetëm me gjërat materiale.”

E vetmja gjë prej së cilës duhet të frikësohemi është frika vetë

President Hoover, Z. Shef i Drejtësisë, miq të mi: kjo është ditë e përkushtimit kombëtar. Dhe unë jam i sigurtë se në këtë ditë miqtë e mi amerikanë presin që me marrjen time të postit në presidencë, do t’iu drejtohem me çiltërsi dhe vendosmëri të cilën e nxit situata e tashme e njerëzve tanë.

Tash është koha më e rëndësishme për ta folur të vërtetën, të vërtetën e plotë, sinqerisht dhe me guxim. Dhe as që kemi nevojë të tërhiqemi nga përballja në mënyrë të ndershme me kushtet në vendin tonë sot. Ky komb i madh do t’iu përballojë, ashtu si iu ka përballuar, do të rigjallërohet dhe do të lulëzojë. Pra, para së gjithash, më lejoni ta shpall besimin tim të prerë se e vetmja gjë prej së cilës duhet të frikësohemi është frika vetë – terrori i paemër, i paarsyeshëm, i pajustifikueshëm që i paralizon përpjekjet e nevojshme për ta shndërruar zmbrapsjen në përparim. Në secilën orë të errët të jetës sonë kombëtare, një grup udhëheqës i çiltërsisë dhe i vrullit është takuar me atë mirëkuptim dhe përkrahje të vetë njerëzve, që është thelbësor për fitore. Dhe unë jam i bindur se ju përsëri do t’ia jepni atë përkrahje grupit udhëheqës në këto ditë kritike.

Në këtë frymë, në anën time dhe në tuajën ne ballafaqohemi me vështirësitë tona të përbashkëta. Ato kanë të bëjnë, falë Zotit, vetëm me gjërat materiale. Vlerat janë zvogëluar në nivele të çuditshme: taksat janë rritur; aftësia jonë për të paguar ka rënë; qeverisja e të gjitha llojeve ballafaqohet me zvogëlim serioz të të ardhurave; mjetet e shkëmbimit janë ngrirë në rrjedhat e tregtisë; gjethet e thara të ndërmarrjes industriale kanë rënë në çdo anë; bujqit nuk gjejnë tregje për prodhimet e tyre; dhe kursimet e shumë viteve në mijëra familje janë harxhuar. Edhe më e rëndësishme, një mori e qytetarëve të papunësuar ballafaqohen me problemin e ashpër të ekzistencës, dhe një numër po aq i madh rraskapiten me fitim të vogël. Vetëm një optimist i pamend mund t’i mohojë realitetet e errëta të momentit.

Dhe prapë ankthi ynë nuk vie nga asnjë dështim thelbësor. Nuk jemi të prekur nga asnjë mortajë e karkalecave. Krahasuar me rreziqet të cilat janë mposhtur nga stërgjyshërit tanë, sepse ata besonin dhe nuk frikësoheshin, ne kemi ende shumë përse të jemi falënderues. Natyra ende e ofron bujarinë e saj dhe përpjekjet njerëzore e kanë shumëzuar atë. Me bollëk nga ajo ka te pragu ynë, por përdorimi zemërgjerë i saj vyshket që në furnizim.

Kryesisht, kjo është sepse sundimtarët e shkëmbimit të të mirave të njerëzimit kanë dështuar, përmes kokëfortësisë së vet dhe paaftësisë së vet, e kanë pranuar gabimin e tyre, dhe kanë hequr dorë. Praktikat e shkëmbyesve të pandershëm të parave qëndrojnë të akuzuara në gjykatën e opinionit publik, të refuzuara nga zemrat dhe mendjet e njerëzve.

E vërtetë, ata provuan. Mirëpo përpjekjet e tyre janë shndërruar në model të një tradite të dalë mode. Të ballafaquar me dështimin e kredisë, ata kanë propozuar vetëm huazimin e më shumë parave. Të zhveshur nga joshja e përfitimit me të cilin i shtyjnë njerëzit tonë ta pasojnë udhëheqjen e tyre të rreme, ata shpresojnë në nxitje, duke u lutur të përlotur për kthim të besimit. Ata i dijnë vetëm rregullat e një gjenerate të egoistëve. Ata nuk kanë vizion, dhe kur nuk ka vizion njerëzit kalben.

Po, ndërruesit e parave janë zhdukur nga ulëset e tyre të larta në tempullin e civilizimit tonë. Tani mund ta ndreqim atë tempull ta kthejmë në të vërtetat e lashta. Masa e asaj ndreqjeje qëndron në nivelin në të cilin ne i zbatojmë vlerat shoqërore që janë më fisnike se sa përfitimi i thjeshtë i parave.

Lumturia nuk ndodhet në posedimin e thjeshtë të parave; ajo ndodhet në gëzimin e arritjes, në drithërimën e përpjekjes krijuese. Gëzimi, nxitja morale i punës nuk guxon të harrohet më për shkak të gjuetisë së çmendur të përfitimeve jetëshkurtëra. Këto ditë të errëta, miqtë e mi, do t’ia vlejnë, sado që kushtojnë, nëse na mësojnë se fati ynë i vërtetë është jo të shërbehemi nga, por t’i shërbejmë vetes, njerëzve tonë miq.

Njohja e atij mashtrimi të pasurisë materiale si standard i suksesit shkon krah për krah me braktisjen e besimit të rremë se zyra publike dhe pozita e lartë politike vlerësohen vetëm nga standardet e krenarisë së vendit dhe të përfitimit personal; dhe duhet të jetë një fund në administrim në banka dhe në biznes që shumë shpesh ia ka dhënë besimit të shenjtë pamjen e keqbërjes së pashpirt dhe vetjake. Nuk është çudi që mirëbesimi dobësohet, meqë ai lulëzon vetëm në ndershmëri, në respekt, në shenjtërinë e obligimeve, në mbrojtjen besnike, dhe në performansën jovetjake; pa to nuk mund të jetojë.

Rimëkëmbja thërret, megjithatë, jo vetëm për ndërrime në etikë. Ky komb po kërkon veprim, dhe veprim tani.

Puna jonë më e madhe kryesore është t’i vendosim njerëzit të punojnë. Ky nuk është problem i pazgjidhshëm nëse ballafaqohemi me të me mençuri dhe me guxim. Mund të kryhet pjesërisht duke i angazhuar drejtpërdrejt nga vetë qeveria, duke e trajtuar detyrën ashtu si do ta trajtonim urgjencën e luftës, por në të njëjtën kohë, përmes këtij punësimi, duke i përfunduar projektet e mëdha, tepër të nevojshme për ta nxitur dhe riorganizuar përdorjen e burimeve tona të mrekullueshme natyrore.

Bashkë me këtë, duhet ta pranojmë haptas mbibalansimin e popullatës në qendrat tona industriale dhe, duke u angazhuar në shkallë kombëtare në rishpërndarje, të përpiqemi të ofrojmë përdorje më të mirë të tokës për ata që janë më së miri të pajisur për tokën.

Po, detyra mund të ndihmohet nga përpjekje të sakta për t’i ngritur vlerat e prodhimeve bujqësore, dhe me këtë edhe fuqinë për blerjen e prodhimit të qyteteve tona. Kjo mund të ndihmohet duke e parandaluar në mënyrë reale tragjedinë e humbjes së rritur përmes marrjes së pronës të shtëpive dhe fermave tona të vogla. Kjo mund të ndihmohet duke e bërë bashkimin e aktiviteteve lehtësuese që sot shpesh janë të shpërndara, joekonomike, të pabarabarta. Mund të ndihmohet me planifikim kombëtar dhe mbikëqyrje të të gjitha formave të transportit dhe të komunikimeve dhe të dobive tjera që definitivisht kanë karakter shoqëror.

Ka shumë mënyra në të cilat mund të ndihmohet, por kurrë nuk mund të ndihmohet thjesht vetëm duke folur për të.

Duhet të veprojmë. Duhet të veprojmë shpejt. Dhe përfundimisht, në përparimin tonë drejt rifillimit të punës, kërkojmë dy mbrojtës kundër kthimit të të këqijave të rendit të vjetër. Duhet të ketë mbikëqyrje të saktë të të gjitha investimeve të bankave dhe të kredive. Duhet të ketë një fund për spekulimin me paratë e njerëzve tjerë. Dhe duhet të ketë provizion për valutë adekuate por të shëndoshë.

Këto, miqtë e mi, janë vijat e sulmit. Unë tani do ta nxis Kongresin në seancë të posaçme për masat e detalizuara për përmbushjen e tyre, dhe do ta kërkoj ndihmën e menjëhershme të 48 shteteve.

Përmes këtij programi të veprimit ne e drejtojmë veten në vënien në rend të shtëpisë tonë kombëtare dhe në rritjen e balansit të të ardhurave. Marrëdhëniet tona ndërkombëtare të tregtisë, edhe pse shumë të rëndësishme, janë në këtë moment të kohës, dhe në aspektin e nevojës, dytësore ndaj themelimit të një ekonomie të shëndoshë kombëtare. Unë e praktikoj, si politikë praktike, vendosjen e gjërave të para së pari. Nuk do ta kursej asnjë përpjekje për ta kthyer tregun botëror me rirregullim ndërkombëtar ekonomik; mirëpo urgjenca në shtëpi nuk mund ta presë atë përmbushje.

Mendimi themelor që i drejton këto mënyra specifike të rimëkëmbjes kombëtare nuk është kombëtar – ngusht nacinalistik. Është këmbëngulja, si konsideratë e parë, në ndërvarësinë e elementeve të ndryshme të brendshme dhe pjesëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – një njohje e shfaqjes së vjetër dhe gjithmonë të rëndësishme të shpirtit amerikan të udhëçelësit (pionierit). Është mënyra për shërim. Është mënyra e menjëhershme. Është siguria më e fortë se shërimi do të qëndrojë.

Në fushën e politikës botërore, do t’ia dedikoja këtë komb politikës së fqiut të mirë: fqiu që vendosmërisht e respekton vetëveten dhe, për shkak se ai bën ashtu, i respekton edhe të drejtat e të tjerëve; fqiu që i respekton obligimet e tij dhe e respekton shenjtërinë e marrëveshjeve në dhe me një botë të fqinjve.

Nëse e kam lexuar drejt karakterin e njerëzve tonë, ne tash e kuptojmë, ashtu si s’e kemi kuptuar kurrë më parë, ndërvarësinë tonë me njëri-tjetrin; se nuk mundemi thjesht të marrim, por duhet edhe të japim; se nëse duam të shkojmë përpara, duhet të lëvizim si një ushtri e ushtruar dhe besnike e gatshme të flijojë për të mirën e një discipline të përbashkët, sepse pa aso discipline nuk mund të bëhet asnjë përparim, asnjë grup i drejtuesve nuk bëhet efektiv.

Ne, e di, jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm për t’ia përkushtuar jetërat dhe pronën tonë asaj discipline, sepse e bën të mundshëm një udhëheqje që e synon të mirën më të madhe. Ky, që propozoj ta ofroj, është premtim se qëllimet më të mëdha do të lidhen me ne, do të lidhen me ne si një obligim i shenjtë me bashkim të detyrës deri tash i shkaktuar vetëm në kohërat e konflikteve të armatosura. Me këtë premtim të marrur, e mendoj padyshim udhëheqjen e kësaj ushtrie të madhe të popullit tonë që i përkushtohet një sulmi të disciplinuar ndaj problemeve tona të përbashkëta.

Veprimi në këtë imazh, aksioni në këtë anë është i realizueshëm nën formën e qeverisjes që e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë. Kushtetuta jonë është kaq e thjeshtë, kaq praktike sa që është e mundur gjithmonë të plotësohen nevojat e jashtëzakonshme me ndërrimet në shprehje dhe mbarështim pa e humbur formën thelbësore. Kjo është pse sistemi ynë kushtetues e ka provuar veten si mekanizmi më madhështor e i qëndrueshëm politik që e ka parë ndonjëherë bota bashkëkohore.

I ka përballuar secilit tension të zgjerimit të madh të territorit, të luftërave të huaja, të konfliktit të hidhur të brendshëm, të marrëdhënieve botërore. Dhe është për t’u shpresuar se balansi normal i autoritetit zbatues dhe atij ligjor mund të jetë plotësisht i barabartë, plotësisht i përshtatshëm për ta përballuar detyrën e paparë para nesh. Por mund të jetë që një kërkesë e paparë dhe nevoja për veprim të pavonuar mund të thërrasë në largim të përkohshëm nga ai balans normal i procedurës publike.

Unë jam i gatshëm nën detyrën time kushtetuese t’i këshilloj masat që një popull i plagosur në mes të një bote të plagosur mund t’i kërkojë. Këto masa, apo aso masa tjera që Kongresi mund t’i ndërtojë nga përvoja dhe mençuria e tij, do të kërkoj, brenda autoritetit tim kushtetues, t’i sjell në miratim të shpejtë.

Mirëpo, në rast se Kongresi do të dështojë për t’u nisur në njërin nga këto dy drejtime, në rast se urgjenca kombëtare është ende kritike, unë nuk do të dredhoj nga drejtimi i qartë i detyrës që pastaj do të më dalë përballë. Do të kërkoj nga Kongresi për instrumentin e mbetur për përballimin e krizës – fuqinë e gjerë ekzekutuese për ta zhvilluar një luftë kundër urgjencës, po aq e madhe sa fuqia që do të më jepej po të pushtoheshim në të vërtetë nga një armik i huaj.

Për besimin e mbështetur në mua, unë do ta kthej guximin dhe devotshmërinë që i shkojnë kohës. Nuk mund të bëj më pak.

Ne ballafaqohemi me ditët e lodhshme që rrinë para nesh në guximin e nxehtë të bashkimit kombëtar; me vetëdije të qartë të kërkimit të vlerave të vjetra e të çmuara; me kënaqësinë e pastër që vie nga performanca e ashpër e detyrës nga të vjetrit dhe të rinjtë e njëjtë. E synojmë sigurinë e një jete të plotë, të përhershme kombëtare.

Ne nuk e kontestojmë të ardhmen e demokracisë thelbësore. Njerëzit e Shteteve të Bashkuara nuk kanë dështuar. Në kërkesën e tyre ata e kanë regjistruar një urdhër se duan veprim të drejtpërdrejtë, të fuqishëm. Ata kanë kërkuar disciplinë dhe udhëheqje nën grup drejtues. Ata më kanë bërë instrumentin e tashëm të dëshirave të tyre. Në frymën e dhuratës unë e marr.

Në këtë përkushtim – në këtë përkushtim të një kombi, ne me përulje lusim për bekimin e Zotit. E ruajttë Ai secilin nga ne. Më udhëzoftë Ai në ditët e ardhshme.

Burimi:
http://historymatters.gmu.edu/d/5057/

http://www.guardian.co.uk/theguardian/2007/apr/25/greatspeeches

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s