Vargjet e fuqishme depërtuese

Poezinë e mëposhtme ma pat dërgu ni shoqe e chat-it nga Franca, në kohën e pas-luftës kur rrjet social ishte emaili dhe chati, dhe kur, pas dekadash jetese në izolim të plotë nga bota, çuditërisht mujshim me komuniku me shpirtra nga mbarë globi. Asi njerëz që dilshin në televizor, amerikanë, francezë, gjermanë, japonezë e çfarëdoqoftë – ishin njerëz të vërtetë e jo nga ni botë e paaritshme qysh kishim pasë mendu.

Këtë poezi që më pat bo shumë përshtypje, e pata përkthy atëherë, dhe të tillë po e paraqes më poshtë. E kom pasë marrë me ni porosi shtesë në fund, e cila të ‘obligonte’ me përcjellë tutje. Ia kom pasë përcjellë të gjithë njerëzve që besoja se duhet të jenë të njoftuar me këto vargje. Tash vonë miku im i kahmotshëm Bujari m’i dërgoi fotot e materialit të printuar të saj, ndërsa tezakja ime Koja e ka përdorë në ni vepër artistike të saj. (Shih videon informative).
Dhe tani, momenti që të gjithë e prisnim 

Kam mësuar

Kam mësuar –
se për një moment mund të bësh diçka,
që do të të mallëngjejë tërë jetën.

Kam mësuar –
se po më duhet kohë e gjatë
të bëhem ai që dua të jem.

Kam mësuar –
se gjithmonë do të duhej të ndahesh nga të dashurit
me fjalë dashurie. Mund të jetë hera
e fundit që i sheh.

Kam mësuar –
se mund të vazhdosh
shumë pasi të mos mundesh më.

Kam mësuar –
se ne jemi përgjegjës për atë që e bëjmë
pavarësisht se si ndihemi.

Kam mësuar –
se ose ti e kontrollon qëndrimin tënd
ose ai të kontrollon ty.

Kam mësuar –
se heronj janë njerëzit
që e bëjnë atë që duhet të bëhet
kur duhet të bëhet
pa i përfillur pasojat.

Kam mësuar –
se miku im më i ngushtë dhe unë mund të bëjmë çkado
apo asgjë dhe të kënaqemi maksimalisht.

Kam mësuar –
se ndonjëherë njerëzit prej të cilëve pret
të të shqelmojnë kur je ngusht,
do të jenë ata që të ndihmojnë të nxirresh.

Kam mësuar –
se ndonjëherë kur jam i zemëruar
kam të drejtë të jem i zemëruar
por kjo nuk ma jep
të drejtën të jem i pamëshirë.

Kam mësuar –
se miqësia e vërtetë vazhdon së rrituri,
edhe përgjatë largësisë më të madhe
E njëjta gjë vlen për dashurinë e vërtetë.

Kam mësuar –
se vetëm pse dikush nuk të do
ashtu si të pëlqen ty nuk
do të thotë se ai nuk të do me tërë qenien.

Kam mësuar –
se pjekuria ka të bëjë më shumë me atë se
ç’lloj përvojash ke pasë
dhe çka ke mësuar nga to
dhe më pak me atë se sa
datëlindje i ke festuar.

Kam mësuar –
se pavarësisht sa i mirë është një mik
ai do të të lëndojë ndonjëherë
dhe ti duhet t’ia falësh.

Kam mësuar –
se nuk mjafton gjithmonë të
të falin të tjerët. Nganjëherë
duhet të mësohesh t’ia falësh vetes.

Kam mësuar –
se pavarësisht se sa keq është thyer zemra jote
bota nuk bezdiset për vajin tënd.

Kam mësuar –
se prapavija dhe rrethanat tona
mund të kenë ndikuar në atë se kush jemi,
por ne jemi përgjegjës për atë se kush do të bëhemi.

Kam mësuar –
se vetëm pse dy njerëz grinden,
nuk do të thotë se ata nuk e duan njëri-tjetrin
dhe vetëm pse ata nuk grinden
nuk do të thotë se ata e duan njëri-tjetrin.

Kam mësuar –
se s’kemi nevojë t’i ndërrojmë miqtë
nëse kuptojmë se miqtë ndërrojnë

Kam mësuar –
se s’do të duhej të jesh aq këmbëngulës për ta zbuluar një
fshehtësi. Do të mund ta ndërronte jetën tënde
përgjithmonë.

Kam mësuar –
se dy njerëz mund të shikojnë pikërisht
në të njëjtën gjë dhe të shohin diçka krejtësisht
ndryshe.

Kam mësuar –
se mund të të ndërrohet jeta brenda
disa orësh nga njerëz që as që i njeh.

Kam mësuar –
se edhe kur ta merr mendja se s’ke më
ç’të ofrosh, kur ta qan hallin një mik,
do të gjesh fuqi t’i ndihmosh.

Kam mësuar –
se diplomat dhe mirënjohjet në mur
nuk të bëjnë qenie bujare njerëzore.

Kam mësuar –
se njerëzit që i do më së shumti në jetë
të mirren shumë shpejt.

(Dërgoja këtë të gjithë atyre në të cilët ke besim…
Unë sapo e bëra këtë.)

P.S. Ah, po, se harrova: Përshtypja ime ka qenë se çdo strofë e saj mundet m’u marrë si mesazh, temë për ni film apo roman të tërë. Tash kur e lexova pas 13-14 viteve, ende e kom atë përshtypje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s