Sinkro-fati

Si e gjetën rrugën katër libra deri te Agim Sopi gjersa e ndiqja frymëzimin… Tash, a janë mjaft interesantë librat që t’i shfletojë a lexojë Agimi nuk e di. Por e di se në mënyrë të çuditshme libri e gjen rrugën e vet deri te lexuesi, “i ngjitet në dorë” lexuesit të vet. Kushedi kah e kanë rrugën tutje ata libra.

Unë shkruaj anagrame kohë pas kohe. I qes si sfida në Facebook, dhe miqtë e mi m’i çojnë zgjidhjet në mesazh privat. Nganjëherë i qesin zgjidhjet apo hint-at edhe publikisht, duke e prishë kështu padashje ‘magjinë’, po gjithsesi, është argëtim gjithnjë e në rritje. Pas 1-2 ditësh e qes zgjidhjen me një foto të subjektit me një biografi të shkurtër dhe zgjidhësit e anagramit.

Më 30 maj, në albumin “Anagrame artistike – QIRINJ” e qita zgjidhjen për Agim Sopin:

‘AGnuS dei’: MIOPI për ‘institucionet’ tona (anagram)…
Agim Sopi është skenarist dhe regjisor i filmit “Agnus Dei” që deri tani i ka fituar 83 çmime ndërkombëtare duke e përfaqësuar Kosovën në rreth 180 festivale në të katër anët e botës.

Agimin nuk mujta me tag-u sepse nuk kishte Facebook. I shkruva Aurita Agushit, aktores nga Gjilani me të cilën njihem që nga fëmijëria dhe ajo brenda 5 minutash ma dërgoi numrin e telefonit. Doja ta njoftoja Agimin për anagramin.

Ia shkrova një SMS tu iu prezentu shumë shkurt dhe tu ia dërgu anagramin. Agimit i bëri përshtypje kjo dhe e shprehi dëshirën ta pijmë nga një kafe. Atë ditë ishte i zënë me do takime dhe nuk ndodhi.

E lamë të takohemi pas 2-3 ditësh (krejt komunikimi ndodhte me SMS-a meqë Agimi qëlloi në takim). Kur i shkrova në ditën e caktuar, më tha se i kishte ndodhur një rast vdekjeje dhe se mund të takohemi pas disa ditësh.

Në ndërkohë, gjithmonë duke e ndjekur frymëzimin, një mëngjes të 12 qershorit (si ky sod, ndërmjet Natës e Ditës së Bajramit) m’u tek me shkru një artikull “Duke e dëgjuar ‘Më fal’ të Elitës 5”. Doli një artikull shumë i bukur, dhe iu pëlqei edhe miqve, deri edhe vetë Wirus-i, e shpërndau në wall-in e vet dhe anëtarët e Elitës e pëlqyen. I shkrova Elmaz Isufit, gazetar në Koha, po ashtu mik i vjetër nga Gjilani, për mundësinë e publikimit të artikullit në gazetë dhe në portal. Pas disa bisedave doli se artikulli tashmë i publikuar në Facebook nuk mund të publikohej në gazetë. Por Elmazi më la takim të premten më 23 qershor të më japë feedback edhe për këtë artikull, edhe për një tjetër që e shkrova në ndërkohë, i frymëzuar nga këshilla e Elmazit që të shkruaj dhe t’i dërgoj te ai për t’i parë.

Në ndërkohë, më 12 qershor, miku tjetër nga Gjilani, Ejup Qerimi, më shkroi se është i interesuar me bisedu për Cryptocurrencies sepse po mirret me shpjegimin e teknologjisë përmes një serie të seminareve. U takova me Ejupin, dhe gjatë takimit më thirri RH, një mik i vjetër nga Gjilani, ndërmarrës i interesuar për—cryptocurrencies! Unë nuk kisha shumë informata dhe i thashë se po bisedoja me Ejupin mandej ia përcjelli risitë.

Pastaj, më 22 qershor, kompania Cacttus ku punoj, dega e saj Cacttus Education e organizoi Diskutimin publik: Blockchain dhe monedhat elektronike në Kosovë—një temë shumë e nxehtë dhe aktuale. E njoftova mikun nga Gjilani dhe ai nuk ishte i sigurtë a mund të vinte. RH lexon edhe literaturë inspirative, prandaj i mora katër libra që i kisha përkthy vitet e fundit, të botuara nga “Pema”: “Siç mendon njeriu”, “Shkenca e pasurimit”, “Shkenca e mirëqenies” dhe “Mund të jeni të lumtur pavarësisht çdo gjëje”—dhe i lashë në veturë. Thashë (sikur ta parandjeja): po i marr për RH, po s’i dihet. Dhe vërtet, RH-së i ndodhi një rast shëndetësor në familje dhe nuk mujti me ardhë në Diskutimin Publik. Librat mbetën në veturë, me qëllimin që në fundjavë t’ia jap.

Të premten, më 23 qershor, reminder-i i telefonit më thotë se kam takim me Elmazin i cili më kishte thënë se “të premten është më i lirë”. I shkruaj por më thotë se duhet të shkojë në një varrim në Gjilan.

Atëherë më ra në mend Agim Sopi dhe thashë ta provoj mos është i lirë. I shkrova SMS duke ia propozu një periudhë 11:30-14:00 dhe ai më tha se mund të takohemi në 11:30 në TKK (Teatri Kombëtar i Kosovës). I ngazëllyer i hipa veturës, gjeta parkim aty prapa përmendores së Ibrahim Rugovës dhe shkova ta kërkoj te Teatri Kombëtar, me idenë se do të takoheshim te kafiteria aty afër. Katër librat i mora me vete, thashë t’ia prezentoj dhe nëse i pëlqen ndonjëri, t’ia dhuroj.

Në Teatër, atmosferë zyrtare: “Qetësi, prova!”. Në recepcion pyeta për Agimin. “A ke lënë takim me drejtorin?”. Nuk e dija se ishte drejtor, më kishte ikë kjo informatë dhe në komunikim Agimi as që vërehej të kishte elemente “prej pozite”. Gjithsesi, e thirrën në telefon dhe ai e konfirmoi se po më priste. U takuam në zyrën e tij:

19401820_10212005880890041_8555219985115001240_o[1]

Gjatë bisedës së ngrohtë e shumë dashamirëse i tregova për librat. I erdhi mirë se po mirrem me këtë gjë dhe i pranoi që të katërt.

Tash, a janë mjaft interesantë librat që t’i shfletojë a lexojë Agimi nuk e di. Por e di se në mënyrë të çuditshme libri e gjen rrugën e vet deri te lexuesi, “i ngjitet në dorë” lexuesit të vet. Kushedi kah e kanë rrugën tutje ata libra.

Dhe dje, i mora prapë 4 libra të tjerë (të njëjtit) në veturë dhe u takova me RH e ia dhurova. Këta kishin qenë kysmet për të, gjersa të parët për Agimin.

Sinkro-fat, si te “Egjeli 2017”, episodi i parë, që e dokumenton një pjesë të etno-psikologjisë shqiptare:

https://stupcatvideo.gjirafa.com/?embed=seriali-egjeli-episodi-1

apo Skena e aksidentit te “The Curious Case of Benjamin Button”:

Në vijim është një tabelë përmbledhëse e ngjarjeve:

Ngjarja Data Rezultati
Publikimi i anagramit 30 maj
Kontaktim me Agimin 31 maj Takohemi pas 2-3 ditësh
Ftesë për kafe Agimit 5 qershor Ka rast vdekje, takohemi pas 3-4 ditësh
Artikulli për “Më fal” (Elita 5) 12 qershor Kontakt me Elmazin (Koha Ditore)
Takim me Ejupin për CryptoCurrencies 12 qershor
Telefonatë nga RH 12 qershor
Bisedë me Elmazin ~15 qershor Takim më 23 qershor
Diskutimi publik “Blockchain…” 22 qershor
Librat në veturë 22 qershor
Kontakt me RH për diskutimin 22 qershor Rast shëndetësor, nuk vjen
Kontakt me Elmazin 23 qershor Nuk mundet, duhet të shkojë në një varrim
SMS Agimit 23 qershor Takim në TKK, në 11:30
Takim me Agimin 23 qershor Librat te Agimi
Takim me RH 25 qershor Librat tjerë te RH

P.S. Pas takimit e pashë filmin “Njeriu prej dheu” dhe doli artikulli “Duke e shikuar “Njeriun prej dheu” nga Agim Sopi”

Po ashtu edhe filmin “Anatema” dhe doli një post në Facebook.

Ridvan Bunjaku

25 qershor 2017

Rishikuar më 9 korrik 2017

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s