Duke e dëgjuar ‘Ditëlindjen’ e Kaltrina Selimit

Kaltrina Selimi e pat këndu këtë kangë te ‘Kënga Magjike 2009’. Festivalin e pat fitu me meritë “Rruga e zemrës” si këngë motivuese sidomos për femrat. Por kënga ‘Ditëlindja’ ishte thjesht kompozim e tekst i bukur (Flori Mumajesi), i orkestruar mirë në pop-rock (Florent Boshnjaku i ‘Suus’-it) dhe i interpretuar me finesë. Kaltrina, për dallim nga shumica e këngëve, e pat performu pa koreografi—thjesht një fustan të bukur dhe interpretim me përjetim. Në vijim një analizë (në a-mol për thjeshtësi).

Kënga fillon me një piano të lehtë që ka nota të bazës a9 por akordet ndërrohen në F e G duke krijuar harmoni më të pasur. Një notë C e lehtë tel (string) e thekson bazën. Një si zhurmë e lehtë e aeroplanit (diçka si te ‘Baby one more time’) e bën kalimin nga hyrja te strofa e parë.

“Harroj kur dal nga shtëpia, telefonin nuk e kam”

Efektet e qëlluara (eho dhe turbullim i lehtë) e bëjnë zërin edhe më melankolik.

“Ndonjëherë harroj dhe veten, ndonjëherë s’e di kush jam.”

Një kitarë akustike bashkë me pianon e mbushin hyrjen.

“Harroj emra dhe mbiemra, çdo ditë dhe më shumë po ndihem bosh”

“Harroj gjithçka zemra ime, por nuk harroj ditëlindjen ke sot.”

Kontrasti i madh tregon se sa i bën përshtypje asaj ditëlindja e tij.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, shpirti im po të uron”

“E di nuk mund të jem pranë teje, sa herë kur ti feston”

Një instrument i ri e zbut pak atmosferën dhe e rrit prezencën.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, shpirti im po të uron”

“E di nuk mund të jem pranë teje, sa herë ti feston…”

Piano që kalon nëpër të gjitha tonet e nis refrenin shpërthyes:

“Pa mua, pa mua, pa mua, pa mua, ti…”

Formacion i plotë rock-baladë.

“Pa mua, pa mua, pa mua, pa mua, ti…”

Pauzë e befasishme vetëm dy katërshe në 4/4. Puritanët do të thoshin se kjo është e parregullt, por në fakt është thyerje e qëlluar që e tërheq vëmendjen në strofën tjetër. Vazhdon kontrasti i thellë harresë-kujtesë:

“Harroj gjithçka për veten, harroj nëse ekzistoj”

“Këtë ditë s’e kam harruar, dhe çdo vit do jetë njësoj”

“Trëndafil unë kam në duar, një vend bosh për ty në tavolinë”

“E me vetminë bëj ‘Gëzuar’, dhe njëqind herë për dashurinë”

Refreni vazhdon me rok më bindës, paksa ushtarak. Zbukuron një zë i dytë harmonik:

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, shpirti im po të uron”

“E di nuk mund të jem pranë teje, sa herë kur ti feston”

 “Gëzuar ditëlindjen zemra ime, shpirti im po të uron”

“E di nuk mund të jem pranë teje, sa herë që ti feston…”

Prapë efekt interesant para pjesës vijuese:

“Pa mua, pa mua, pa mua, pa mua, ti…”

“Pa mua, pa mua, pa mua, pa mua, ti…”

Shpërthen kitara elektrike në solo, e përcjellur nga orkestra standarde rock, dhe një piano përreth. Solo është e realizuar mirë teknikisht. Ka njëfarë lëmshi në të që mbase shkon me gjendjen e brendshme të personazhit. Refreni vazhdon në mënyrë bindëse dhe madhështore:

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, shpirti im po të uron”

“E di nuk mund të jem pranë teje, sa herë kur ti feston”

 “Gëzuar ditëlindjen zemra ime, shpirti im po të uron”

“E di nuk mund të jem pranë teje, sa herë që ti feston…”

Fundi kthehet në formacionin fillestar (piano e butë e kitarë akustike):

“Pa mua, pa mua, pa mua, pa mua, ti…”

“Pa mua, pa mua, pa mua, pa mua, ti…”

Ridvan Bunjaku

21 korrik 2017. Reviduar më 22 korrik.

Dëgjuar te: https://www.youtube.com/watch?v=FTRfI397hoQ

Për vargje, konsultuar: https://www.teksteshqip.com/kaltrina-selimi/lyric-1872949.php

Një video jo fort cilësore dhe jo e mbramjes finale:

http://www.dailymotion.com/video/xbu83b

(Nëse dikush e ka videon e natës finale, cilësore, ju lutem më njoftoni ta vendosi këtu)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s