Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë…

Kangën ‘Ölünce sevemezsem seni’ të Lise Terk e kam gjetë po ashtu në një koleksion të MP3shave në kohën e ‘lirisë së shitjes’. Lise Terk është këngëtare turke, dhe albumi i saj ‘Umut’ kishte pop-rock të lehtë të gërshetuar bukur me elemente të muzikës turke. Këngët tjera janë të lehta dhe të këndshme për t’u dëgjuar (sidomos nga dikush si unë që nuk e di turqishten fare, prandaj e dëgjoj pastër si muzikë). Por kjo këngë dallohet që nga fillimi. Si duket është këngë e përpunuar meqë e kam hasur të interpretuar edhe nga të tjerë.

 

Dëgjoje këtu: Lise_Terk_-_Olunce_Sevemezsem_Seni.mp3

Vijën hyrëse e bën një kitarë po që tingëllon nga pak si sharki turke. Violinat e tregojnë dramaticitetin e këngës që në fillim. Këngëtarja fillon në qetësi, duket se është këngë melankolike:

F’tyra m’u ktheftë prej dheut t’vorrit tond

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë 

Lotë t’përgjaktë derdhsha

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë…

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë 

Kitarat akustike përcjellin me akorde të zbërthyera ndërsa piano (dhe basi nganjëherë) plotëson ndërmjet vargjeve në strofën e parë. Këngëtares i dridhet zëri. Në strofën e dytë shtohen edhe vija me violina:

Mëshirën e Zotit mos e marrsha

Gonxhe-trëndafila mos mbledhsha

Nafaka m’u preftë

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë…

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë

“Jashamaaaaaak…” nis refreni shpërthyes. Rock i plotë me violina të qëlluara:

Me rrnu n’yje po du

Ngat teje me mbetë po du

Me bo dashni nuk asht marifet

Ngat teje me mbetë po du

Në pjesën e dytë të refrenit orkestri është edhe më goditës:

Me bo dashni nuk asht marifet

Me vdekë me ty po du

Kitaristi s’pret. Futet me një solo në dukje të thjeshtë, i ndjekur nga violina lozonjare. Solo zhvillohet në melodi me shumë teknikë. Mbyllet me pentatonikë tipike në qetësi të plotë.

Këngëtarja e fillon strofën e dytë, dhe orkestra është pak më ‘advanced’ (me timpane të lehta në sfond). Basi është aktiv dhe i bashkohet vijave ndërmjet vargjeve.

Edhe n’vdeksha k’tu

F’tyrë-hana ime asht prapë shumë larg

N’mëshirën e t’poshtërve mbetsha

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë…

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë

Prapë refreni shpërthyes. Një zë i dytë i harmonizuar e plotëson zërin e parë.

Me rrnu n’yje po du

Ngat teje me mbetë po du

Me bo dashni nuk asht marifet

Ngat teje me konë po du

Me rrnu nuk asht marifet

Me vdekë me ty po du…

Këtu teksti është shumë i rëndë dhe kitaristi prapë shpërthen, tani në një solo më të ashpër. Violinat e ndjekin pas përsëri duke i plotësu me virtuozitet pauzat e kitarës. Në pjesën e dytë kitaristi thjesht e mban notën bazë ndërkohë që akordet kalojnë nga baza në dominantë, me violina qëllimisht distonike (por me masë).

“Jashamak…” përfundon këngëtarja veç me një kitarë akustike me akorde:

Me rrnu nuk asht marifet

Me vdekë me ty po du

Që të jetë e qartë, unë nuk e kam ditë çka thuhet në tekst (6.8.2017). Atëherë kur e kam dëgju më shpesh nuk kam mundur t’i gjej lyrics. Një kolege që kishte studiu në Turqi, kur e pyeta se çka dmth. ‘Ölünce sevemezsem seni’ e hulumtoi pak në internet (nëpër fjalorë apo ku ta di) dhe iu mbushën sytë me lotë. Tha, ‘po thotë: qysh me t’dashtë masi t’vdes?’. Tash ish pak më e qartë.

Sot (7.8.2017), ma në fund (pas kaq shumë vitesh) e gjeta të përkthyer tekstin anglisht. Pas publikimit më ndihmoi Elvaris Gjinali me përkthy ma saktë dhe më tregoi se kënga qenka kompozim i grupit Ayna me tekst poezinë e poetit otoman të shekullit XVII, Karacaoglan, në turqishte të vjetër. Pastaj Enes Bërveniku ma dha një feedback që ndikoi në përkthim më besnik të tekstit:

 

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë 

F’tyra m’u ktheftë prej dheut t’vorrit tond

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë 

Lotë t’përgjaktë derdhsha

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë…

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë 

 

Mëshirën e Zotit mos e marrsha

Gonxhe-trëndafila mos mbledhsha

Nafaka m’u preftë

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë…

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë

 

Me rrnu n’yje po du

Me konë me ty po du

Me bo dashni nuk asht marifet

Ngat teje me mbetë po du

Me bo dashni nuk asht marifet

Me vdekë me ty po du

 

Edhe n’vdeksha k’tu

F’tyrë-hana ime asht prapë shumë larg

N’mëshirën e t’poshtërve mbetsha

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë…

Nëse kur t’vdissh s’muj me t’dashtë

 

Me rrnu n’yje po du

Me konë me ty po du

Me bo dashni nuk asht marifet

Ngat teje me mbetë po du

Me rrnu nuk asht marifet

Me vdekë me ty po du…

 

Me bo dashni nuk asht marifet

Me vdekë me ty po du

 

E falënderoj Elvaris Gjinalin dhe Enes Bërvenikun për informatat shtesë pas publikimit të artikullit dhe korrigjimin e përkthimit.

*Teksti i përkthyer fillimisht nga anglishtja nga

http://lyricstranslate.com/en/oeluence-sevemezsem-seni-if-i-cant-love-you-when-you-die.html

Ridvan Bunjaku

6-8 gusht 2017

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s