Filmi inspirues The Amazing You

Shkarkoje publikimin këtu:

Vetja jote mahnitëse

Botimet |:( |:) dhe Korporata Success Engineering ua ofrojnë filmin inspirues Vetja Jote Mahnitëse (The Amazing You):

Filmi është përdorur për seminare dhe mbledhje të fondeve për kauza të mira nëpër botë dhe një kohë nuk ka qenë në dispozicion falas.

Përshkrim i shkurtër
Legjendat e NASA që i çuan njerëzit në hënë, largpamës që zbarkuan robotë në Mars, shkencëtarë që kanë fituar çmime e që ndërtuan anije kozmike për të udhëtuar larg në galaksinë tonë, yje të rokut që e kthyen muzikën në magji dhe ndërmarrës që i ndërruan paradigmat shoqërore me gjenialitetin e vet biznesor i ndajnë me ju principet themelore për krijimin e suksesit autentik. Bashkë me ta, ti hyn në të ardhmen!

Folësit mahnitës

GREGG BRADEN është autor i njohur ndërkombëtarisht dhe pionier në ndërtimin e urës ndërmjet shkencës dhe urtisë së lashtë. Zbulimet e tij tani janë në 33 shtete dhe 38 gjuhë përmes librave të tij inspirues.

STEVE VAI është kitarist, autor i këngëve dhe producent që i ka shitur mbi 15 milion albume.

PETER VESTERBACKA është ambasadori i markave Mighty Eagle dhe Rovio. Energjia e tij është e drejtuar në ngritjen e Angry Birds në lartësi të reja dhe të papritura.

Dr. ED HOFFMAN është Zyrtari Udhëheqës i Dijes në NASA. Ai punon brenda NASA si dhe me udhëheqësit e industrisë, botës akademike, shoqatave profesionale dhe agjencive tjera qeveritare për t’i zhvilluar kapacitetet e NASA në menaxhim të programeve dhe projekteve, dhe në udhëheqje.

Prof. SCOTT HUBBARD ka qenë i angazhuar në hulumtime në lidhje me gjithësinë si menaxher i programeve, projekteve, dhe ekzekutivit për mbi 35 vite duke i përfshirë 20 vite me NASA, duke kulminuar si Drejtor i NASA AMES.

Dr. CHARLES PELLERIN ishte Drejtori i Astrofizikës i NASA për një dekadë dhe e udhëhoqi njërin nga programet më të mëdha shkencore në histori. Ai e shpiku Programin Great Observatories (Observatorët e Mëdhenj) që i mblodhi mbi 8 miliardë dollarë për hulumtime në gjithësi.

Dr. ROBERT RICHARDS është bashkëthemelues i Universitetit Ndërkombëtar të Gjithësisë, Singularity University, SEDS, Space Generation Foundation dhe Google Lunar X PRIZE competitors Odyssey Moon Ltd. si dhe Moon Express, Inc. Si drejtor i Optech Space Division nga 2002-2009, Bob e udhëhoqi teknologjinë e kompanisë në orbitë 2004tën dhe në sipërfaqe të marsit në 2007tën në NASA Phoenix Lander, duke e bërë zbulimin e parë të borës Marsiane.

Dr. DUMITRU PRUNARIU ishte Kryetari i Komitetit Shkencor të Kombeve të Bashkuara për Përdorje Paqësore të Gjithësisë. Ai është Presidenti Shkencor i Agjencisë Rumune të Gjithësisë, ekpert në Airspace Consulting Association.

HOWARD MARTIN i sjell mbi 30 vite të përvojës në zhvillim biznesor dhe personal në pozitën e Nënkryetarit Ekzekutiv, Zhvillimi Strategjik në HeartMath. Howard është bashkë-autor me Doc Childre i librit The HeartMath Solution (Harper, 2000).

DRAGOS BRATASANU është shkencëtar, konsulent dhe fitues i çmimeve i njohur ndërkombëtarisht. Ai është Themelues dhe President i Korporatës Success Engineering, kompani e fokusuar në ofrimin e zgjidhjeve të fjalës së fundit për avancimin e suksesit personal dhe të organizatës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s