Drejtësi nuk është mesatarja e qasjeve

Drejtësia është term i vështirë m’u definu. Në Juridik e mësojnë se ajo është relative dhe varet kush gjykon. Thënë kjo, përtej kësaj:
Drejtësia nuk është mesatare e dy qasjeve. Dy palë kanë konflikt. Njëra e ka qasjen 30, tjetra e ka 70. Preje n’50. Dhe merre ni lëvdatë që i pajtove dy palë, madje ndoshta edhe Çmim Nobel për Paqe.

Nuk pajtohem. Drejtësia është shumë më e thellë se nxjerrja e mesatares së thjeshtë. Në rastin 30-70, ajo mund të jetë diku në mes, rreth 50shit. Por mund të jetë edhe fare mirë afër 30shit: 31. Apo afër 70shit: 68. Apo fiks 30 siç thotë njëra palë, nëse ajo është plotësisht e drejtë e objektive, e tjetra plotësisht e padrejtë e subjektive. Ajo mund të jetë edhe jashtë të dyjave: 20, apo 10 nëse pala 30 ‘lëshon pe për shkak të realizmit’ që në fillim. Por mund të jetë komplet jashtë kësaj qasjeje lineare (p.sh. të jetë -20 + 30i, kush e din matematikën e numrave imagjinarë) pra diçka që nuk e shohin asnjëra palë, mbase për shkak të fokusimit dhe zoom-it tepër të madh në konflikt.
Për drejtësi nevojitet një palë e tretë. Jashtë kutisë. Objektive. Neutrale. E lidhun me frymëzimin hyjnor. Që gjen zgjidhje të drejtë, pajtim, falje, rrafshim, qetësim të plotë të të dy palëve. Me të cilën pajtohen plotësisht të dy palët. Jo e lehtë, por as e pamundur jo, besoj.
Paqe.

20 gusht 2017

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s