Vdekje apo dinjitet—nëpër çka po kalojkan koreano-veriorët!

Ah… më duhet ta bëj këtë sepse këtu nuk po flas vetëm unë. Këta janë njerëzit që duan t’i tregojnë botës atë që duan ta thonë:

Koreja Veriore është shtet i paimagjinueshëm. E ka vetëm një kanal në TV. Nuk ka Internet. Nuk jemi të lirë të këndojmë, të themi, të veshim, apo të mendojmë ç’të duam. Koreja Veriore është shteti i vetëm në botë që ekzekutoi njerëz sepse kanë bërë thirrje ndërkombëtare telefonike të paautorizuara. Koreanët veriorë po terrorizohen sot.

Kur po rritesha në Korenë Veriore, kurrë s’kam parë ndonjë gjë për ndonjë rrëfim dashurie ndërmjet meshkujve e femrave. S’ka libra, s’ka këngë, s’ka shtyp, s’ka filma për rrëfime dashurie. Nuk ka Romeo e Xhulietë. Çdo rrëfim ishte propagandë për të na e pastruar trurin për diktatorët Kim.

U linda më 1993. Dhe më rrëmbyen që në lindje. Madje para se t’i dija fjalët ‘liri’ apo ‘të drejta të njeriut’. Koreanët Veriorë dëshpërueshëm po kërkojnë dhe po vdesin për liri në këtë moment.

Kur isha 9-vjeç, e pashë nënën e shoqes sime të ekzekutohej publikisht. Krimi i saj? Shikimi i një filmi Holivudian. Shprehja e dyshimit për madhështinë e regjimit mund t’i burgosë apo ekzekutojë tri gjenerata të një familjeje.

Kur isha 4-vjeçe, nëna ime ma tërhoqi vërejtjen as të mos pëshpëris. Zogjtë dhe minjtë nuk mund të më dëgjonin. E pranoj: mendoja se diktatori Koreano-Verior mund të ma lexonte mendjen.

Babai më vdiq në Kinë pasi iku nga Koreja e Veriut… dhe m’u desht ta varrosi në 3 të mëngjesit në fshehtësi. Isha 14-vjeçe. Madje s’munda as të qaj—frikësohesha se do të më kthenin në Kore të Veriut.

Ditën që ika nga Koreja e Veriut e pashë nënën time të dhunohej. Dhunuesi ishte një ndërmjetësues kinez për ikje. Ma vuri syrin. Isha 13 vjeçe. Është një thënie në Korenë e Veriut: “Gratë janë të dobëta, por nënat janë të forta.” Nëna ime lejoi të dhunohej në mënyrë që të më mbronte.

Refugjatët koreano-veriorë… rreth 300,000 janë në rrezik në Kinë. 70% e grave, dhe vajzave adoleshente koreano-veriore po viktimizohen. Nganjëherë shiten madje edhe vetëm për 200 dollarë.

Ecëm përgjatë Shkretëtirës Gobi, duke e ndjekur një busullë. Kur kjo nuk funksiononte më, i ndoqëm yjet për kah liria. Ndihesha se vetëm yjet ishin me ne. Mongolia ishte momenti ynë i lirisë. Vdekje apo dinjitet. Të armatosur me thika, ishim të përgatitur ta vrisnim veten po të na kthenin prapa në Kore të Veriut. Donim të jetojmë si njerëz.

Njerëzit më pyesin shpesh, “Si mund t’iu ndihmoj Koreano-Veriorëve?” Ka shumë mënyra por do të doja t’i përmendja tri tani për tani:

  • Një: edukojeni veten ashtu që të mund ta ngrisni vetëdijen për krizën njerëzore në Kore të Veriut.
  • Dy: ndihmoni dhe përkrahni refugjatët e Koresë së Veriut të cilët po mundohen të ikin për liri.
  • Tre: Bëni peticion te Kina që ta ndalë riatdhesimin. Duhet të lëshojmë dritë në vendin më të errët në botë.

Nuk janë vetëm të drejtat njerëzore të koreanëve veriorë. Janë të drejtat tona që diktatorët koreano-veriorë i kanë shkelur qe shtatë dekada. Na duhen qeveritë rreth-e-përqark botës t’i bëjnë më shumë presion Kinës që ta ndalë riatdhesimin. Në veçanti delegatët kinezë të One Young World (Një Botë Rinore) mund të kontribuojnë duke folur. Koreja Veriore është e papërshkrueshme. Asnjë njeri nuk meriton të shtypet vetëm për shkak të vendit të lindjes.

Na duhet të fokusohemi më pak te regjimi dhe më shumë te njerëzit që po harrohen. One Young World, ne jemi ata që do t’i bëjmë ata njerëz të dukshëm. Miq delegatë, ju lutem m’u bashkangjitni teksa e bëjmë këtë një lëvizje globale për t’i çliruar koreanët veriorë.

Kur po e kaloja Shkretëtirën Gobi, e frikësuar se do të vdes, mendoja se askujt  në këtë botë nuk i interesonte. Dukej sikur veç yjet ishin me mua. Por ju e dëgjuat storjen time. Juve ju interesoi. Ju falemnderit shumë!

 

https://web.facebook.com/powerofpositivity/videos/10154782510497371/

Përktheu: Ridvan Bunjaku, 20 gusht 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s