Yanni: Brenda tërheqjes

Yanni është qytetar i botës. Ai beson në kredon “Një botë, një popull”. Dhe e jeton atë. Kompozitor, klaviaturist e producent i lindur në Greqi por që një pjesë të madhe e ka kaluar në SHBA ku ka diplomuar në psikologji. Kombinues i sintave me orkestër të plotë—eksperiment që ka dalë të jetë i pëlqyeshëm në botë, tu i mundësu performime live në vende markante botërore para miliona admiruesve. Muzika e tij është fuzionim i instrumentistëve virtuozë nga kombësi të ndryshme duke e krijuar një harmonizim të bukur të diversitetit botëror.

“Within attraction” është kompozim që e paraqet qenien (njerëzore) në gjendjen e tërheqjes me qenie tjera në përgjithësi dhe në veçanti me një qenie tjetër.

(English translation of this article can be found here)

  • Ritmi është 7/8 me shpërndarje 2+2+2+1, i njohur te ne, megjithëse ne kemi më shumë 2+1+2+2 (Martesa jonë, p.sh.). Këto ritme të ‘çrregullta’ jashtë 2/4, 3/4 (valsit) e 4/4 në botën perëndimore me gjasë janë edhe më interesante, megjithëse më vështirë të kapshme për veshin e pamësuar. Gjithsesi kompozimi është i thjeshtë dhe mund të ndiqet pavarësisht.
  • Është kompozim aktiv me thyerje të shpeshta të ritmit dhe me bas po ashtu aktiv.
  • Harmonitë janë krejt të thjeshta (akordet bazë janë të gjitha me vetëm tri tone). Kompozim i thjeshtë, i kapshëm, i lehtë për vesh, përkundër virtuozitetit që kërkohet në interpretim.
  • Melodia është ‘perëndimore’, ‘klasike’. Ka trilera aty-këtu, megjithatë, që i japin ngjyrë ‘lindore’
  • Një pjesë me instrument grek performohet nga vetë Yanni. Kaq shumë e përjeton sa që me dorën e djathtë e performon, e gishtat e të majtës i lëvizin vetë në ajër. Dhe përgjithësisht Yanni është i kapluar nga performimi i tërë orkestrës, fillim-e-mbarim.
  • Pason spontanisht një performansë e perkusioneve. Instrumentistët janë të veshur si për ‘aheng’, secili në stil të vetin. Timpanisti duket në kat me kravatë, por kravatën e ka të vizatuar (se normal i kish pengu në performim). Tashmë ‘brenda tërheqjes’ ka filluar. Në fund të kësaj pjese muzikantët vërehet se e shijuan dhe e dojnë e e respektojnë njëri tjetrin.
  • Muzika qetësohet. Kthehet në temën bazë.
  • Violinistja e parë i zgjidh flokët. Çohet në mënyrë spektakulare të performojë në këmbë. Një hyrje virtuoze në pjesën e ‘tërheqjes me një qenie tjetër’. Violinisti futet me vijë orientale, dukshëm ‘i impresionuar’. Pason një lojë midis dy violinave femërore e mashkullore e sfidave reciproke. Një vijë në dim mbase e tregon se femra ka nisë ‘të impresionohet’ po ashtu. Mashkulli e kulmon me vijë virtuoze. Femra befas e ndërron tonin e ‘bisedës’ me pizzicato. Mashkulli ia kthen ‘me të njëjtën monedhë’. Femra prapë në dim, ‘e impresionuar’. Vazhdohet me lojën garuese. Performuesit e shijojnë. Femra thehet mbrapa me trup, ndërsa mashkulli qëndron stabil ‘si burrë’. Melodia kulmon me vijë të përbashkët të tyre e mbështetur nga krejt orkestra.
  • Pasojnë duartrokitjet frenetike të publikut dhe respekti i ndërsjellë midis performuesve.
  • Vërehet se kjo melodi 6-minutëshe është kompozim i plotë dhe hapësira për improvizime është fare e vogël. Yanni duhet të ketë punuar veçanërisht me perkusionistët e violinistët kryesorë për t’ia përshtatur vijën natyrës e etnosit të tyre. Të njëjtin kompozim e kam parë të performuar ndryshe nga instrumentistë të tjerë—po ashtu përshtatur për natyrën e performuesve kryesorë:

ose këtu:

Një mendim mbi “Yanni: Brenda tërheqjes

  1. Pingback: Yanni: Within attraction | Edifikime...

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s