Për nânën

Kjo qenie që e kemi krejt. E që shpesh e marrim si të mirëqenë. Kurrë s’mujmë m’i dalë hakesh, siç thotë populli. Por, të mirën e kthejmë tu e vazhdu tutje, te të tjerët. Për nânën duhet të ketë vepra të shumta artistike, por unë deshta t’i ndaj dy-tri:

  • Yanni e ka kompozuar këngën ‘Felitsa’ në të tridhjetat. Këtu e interpreton live me orkestër të plotë, pasi t’i thotë disa fjalë plot urti e mallëngjim:

 

  • Nexhat Mujovi-Wirusi i Elitës 5 e ka kompozu një këngë “Për nënën”: ‘Me rastin e vdekjes se Nenes ne prag te daljes se albumit te kompozitorit te grupit Elita 5, Wirusi-t erdhi kjo melodi per gjitha Nenat…’:

 

  • Dhe në fund, Adnan Ibrahim, doktor i shkencave arabike në Universitetin e Vjenës e shpjegon bukur aspektin hyjnor të nënës:

“…Me çdo shtatzënësi ndodh diçka e çuditshme. Dy engjëj zbresin me një fshehtësi të mrekullueshme, të respektueshme dhe hyjnore. Është fryerja e shpirtit hyjnor, nga Prezenca e Tij, dhe jo pjesë e Zotit, në këtë brendësi, ashtu që ky mish e gjak të bëhet njeri, ‘pastaj prej kësaj e zhvilluam një krijesë tjetër’. Vëreni se kjo ndodh në brendësinë e gruas, dhe jo më herët, pra shihni sa e shenjtë është gruaja! Ne si burra nuk do ta përjetojmë këtë asnjëherë. Ne kurrë nuk do ta përjetojmë pranimin e shpirtit të Zotit, por gruaja e përjeton këtë me secilën shtatzënësi…”:

 

Siç thoshte një mike: e vetmja qenie me dy shpirtra. Respekt e dashuri për nânën.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s