Edukatë seksuale islame

(Filozofia e seksit dhe e dashurisë, nga Dr. Adnan Ibrahim)

Vetë dashuria, dashuria para martesës, është në rregull. Mirëpo disa njerëz shumë mendje-ngushtë, sidomos sheikët, nuk do të kuptojnë se çka po flas dhe do të më shohin si person pervers që flet për dashurinë para martesës. Pse? Kjo është diçka që ekziston dhe nuk mund të konfirmohet apo të mohohet meqë është gjë realiste, siç ka njerëz që bëhen të etur dhe të tjerë që uriten. Këto janë fakte dhe askush nuk mund t’i kontrollojë ndjenjat e njerëzve kur vjen çështja te dashuria. Që në shikim të parë mund ta dini se a ndiheni rehat me një mik-e nga gjinia e kundërt apo i gjinisë së njëjtë. Është natyrale.

Nuk mund ta kontrolloni këtë në emër të ligjit duke thënë se nuk ju lejohet të dashuroni. Kjo është absurde. As Profeti nuk e ka bërë këtë. Përkundrazi ai e ka bërë krejtësisht të kundërtën dhe e ka konfirmuar të kundërtën si edhe ne.

Para pak ditësh e dëgjova një predikues të njohur (Zoti pastë mëshirë për të) duke e shfaqur zemërimin e tij teksa e kundërshtonte një autor që e ka shkruar një libër për seksologjinë duke e përsëritur fjalën me gërdi (neveri). A është të flasësh për seks si të flasësh për tradhti bashkëshortore a për devijim seksual? Jo, është aspekt hyjnor i jetës sonë. Fatkeqësisht disa mund të ndihen të gërditur thjesht kur e përmendi këtë fjalë, duke thënë se seksi është diçka e ndyrë.

A nuk e keni lexuar se çka thotë Zoti i Plotfuqishmi: “Dhe ndërmjet Shenjave të Tij është kjo”. Kini vëmendjen tani. Do të thoni: e kemi lexuar, e kemi dëgjuar dhe e kemi shpjeguar qindra-mijëra herë, mirëpo nuk e kemi kuptuar si duhet. Çka domethënë: “Dhe ndërmjet Shenjave të Tij është kjo, se Ai krijoi për ju bashkëshortë-e nga ndërmjet jush, që të mund të preheni me ta-o, dhe Ai e ka vënë dashurinë dhe mëshirën ndërmjet zemrave tuaja”. Kuptimi i “Dhe ndërmjet Shenjave të Tij” është ajo që e thekson Zotin, e sjell dikë më afër Tij. Nuk mund t’i afroheni Vetes së Tij Hyjnore por afroheni më afër Zotit me Emrat e Tij, me realizim shpirtëror dhe me foljet e nxjerra nga Emrat e Tij dhe Atributet e Tij, dhuratat e Tij, bujaria e Tij, bekimet e Tij në këtë ekzistencë dhe për këtë ekzistencë. Zoti thotë ‘ajo që më thekson Mua dhe ju sjell më afër Meje është njohja e juaj e këtij aspekti madhështor’, kështu që ky është aspekt i shenjtë dhe hyjnor, prandaj është koha ta respektojmë apo ta përfshijmë apo ta humanizojmë seksin në jetët tona dhe ta heqim sjelljen kafshërore nga ai, e cila është më e përhapura në imagjinatën tonë. Ne merremi me të sikur të ishte gjë kafshërore. Ky është rrezik me rezultate të llogaritshme, që janë kundër interesit njerëzor. Ky është veprim i fëlliqtë kundër vetes sonë. Përkundrazi, ai nuk është aspekt kafshëror por aspekt hyjnor.

Kështu, Profeti (paqja qoftë mbi të) na mëson se kur merremi me këtë çështje, të fillojmë duke thënë ‘Në emër të Zotit’, siç nisim të falemi me Takbir, Isti’adha dhe Basmala. Ne themi ‘Në emër të Zotit, O Zot largoma Djallin’. Por e keni të ndaluar të thoni ‘Në emër të Zotit’ kur hyni në toalet meqë është gjë e përbuzshme. Por sa i përket këtij aspekti ju filloni duke thënë ‘Në emër të Zotit’. Profeti tha se ky është akt i adhurimit si në hadithin autentik, ‘dhe në marrëdhënien seksuale të burrit (me gruan e vet) ka Bamirësi (Sadaka)’, dhe bamirësia është akt i adhurimit. Shoqëruesit u befasuan ta dëgjonin këtë, duke qenë të mendësisë së vjetër, që i shihnin gratë si jo më shumë se gjëra, siç është evidente në poezitë e tyre të tmerrshme. Shumica e letërsisë sonë që e përshkruan këtë relacion ndërmjet dy partnerëve është plotësisht degraduese (madje s’po mund as ta jap një shembull). Kjo është evidente në librat e Ibn Koutaiba, Ibn Abdul-Barr, al-Raghib, al-Ibshihi dhe al-Asfahani. Gratë janë reduktuar në mjete për dëshira seksuale, që e reflekton një imazh ku burrat shikojnë poshtë mbi gratë, kështu që janë të padrejtë ndaj tyre dhe i ngarkojnë ato rëndë, i përgojojnë ato dhe ndjenjat e tyre kështu që ato e shohin veten si mjete të thjeshta. Çka është kjo? Kjo është falsitet që i ka shtrembëruar jetët tona, kuptimin tonë dhe mënyrën si e shohim veten (burrat dhe gratë) si qenie njerëzore, fatkeqësisht.

Profeti thotë, ‘dhe në marrëdhënien seksuale të burrit (me gruan e vet) ka Bamirësi.’ Ata (shoqëruesit) thanë: “O I Dërguar i Zotit, a ka shpërblim për atë që e kënaq nevojën e tij seksuale?” Ata u befasuan t’i dëgjonin këto meqë kjo ishte e padëgjuar deri atëherë sidomos në Arabinë Para-Islamike. Pse? Sepse para Islamit të paktën që nga ditët e Platonit e deri në ditët e Rene Dekartit që e rigjallëroi këtë paragjykim shkencor, efekti i kësaj vazhdoi deri sot e kësaj dite, megjithëse shumë më pak, por është ende prezent në njëfarë mënyre. Dhe kjo është ndarja e njeriut në dy pjesë, dy bota: ajo e shpirtit dhe tjetra e trupit. Kështu këto instinkte i takojnë botës së trupit, botës së errët, nëntokës së përbuzshme dhe të gjitha gjërat e tjera i përkasin botës së sofistikuar dhe të shkëlqyeshme.

Në të vërtetë njeriu nuk mund të ndahet dhe nuk mund të quhet qenie njerëzore me këtë ndarje. Siç thamë, madje edhe kur hani apo pini ju nuk jeni trup, jeni qenie njerëzore, kini kujdes. Jean Paul Sartre një herë e shkroi një artikull të quajtur ‘Uria është më shumë se thjesht uri’. Dhe ne themi ngopja, ushqimi dhe pija është shumë më shumë se thjesht të qenurit ushqim e pije për një qenie njerëzore. Nganjëherë uria ndikon në dinjitetin e njeriut, nganjëherë uria është ekspozim i identitetit shoqëror njerëzor, klasës shoqërore, afërsisë, pozicionit politik. Ne e filozofojmë urinë siç e bëri Satre-i. E njëjta vlen për ushqimin, pijen, veshjet, veturën apo çkado që ngisni qoftë gomar, mushkë etj. Çka nëse seksi është më shumë se seks siç është besimi i përhapur tani. Nuk mund të rrezikojmë ta ndajmë njeriun në këto dy bota. Njeriu është krijim i Zotit. Njeriu është një njësi.

Është edhe një kuptim, të cilit askush nuk i ka kushtuar vëmendje, dhe ai është: nëse ky aktivitet do të lihej pa ndërhyrjen e jashtme do të çonte në lindje, dhe këtu roli i gruas është më i madh se sa i burrit. Ajo është përmendur tri herë ndërsa burri një herë për shkak të pasojave, ngarkesës dhe dhimbjeve të lindjes nëpër të cilat kalon ajo. Me çdo shtatzënësi ndodh diçka e çuditshme. Dy engjëj zbresin me një fshehtësi të mrekullueshme, të respektueshme dhe hyjnore. Është fryerja e shpirtit hyjnor, nga Prezenca e Tij, dhe jo pjesë e Zotit, në këtë brendësi, ashtu që ky mish e gjak të bëhet njeri, “pastaj prej kësaj e zhvilluam një krijesë tjetër”. Vëreni se kjo ndodh në brendësinë e gruas, dhe jo më herët, pra shihni sa e shenjtë është gruaja! Ne si burra nuk do ta përjetojmë këtë asnjëherë. Ne kurrë nuk do ta përjetojmë pranimin e shpirtit të Zotit, por gruaja e përjeton këtë me secilën shtatzënësi.

Pse pra e përbuzim atë? Pse nuk e kemi vërejtur kurrë këtë veçori? Dështojmë t’i shohim përparësitë dhe karakteristikat e saj. Kjo është karakteristikë që asnjë burrë nuk e posedon në fytyrë të tokës dhe nuk do ta posedojë, por gruaja e posedon. Një grua mund të jetë poetja më e madhe, novelistja më e madhe, artisja më e madhe, por për t’i shprehur këto momente plotësisht të rralla unike ndodh kur ajo e pranon këtë fshehtësi hyjnore në emër të martesës, relacionit ndërmjet mashkullit e femrës. “Sipas misterit të krijimit të mashkullit dhe femrës”, por hisja e gruas është më e madhe. Prandaj është e denjë që kjo e cila çon në pranimin e frymës hyjnore të nisë me ‘Në emër të Zotit’. Është urdhër i lartë i Lartmadhërisë dhe shenjtërisë. Zoti thotë, “Dhe ndërmjet Shenjave të Tij”, kështu që kjo është shenjë hyjnore që afron kah Zoti.

Fatkeqësisht, më dëshpëron që Perëndimorët e kanë bërë seksin idhull të adhuruar krahas Zotit dhe që e kanë mohuar humanitetin e vet. Identiteti dhe integriteti dështoi. Seksi në perëndim është dështim dhe rrezikon dështim të vazhdueshëm: homoseksualitet, të gjitha llojet e anomalive, incest, veprime të turpshme, krejt kjo është dështim i vërtetë. E prapë shumë nga artistët e tyre, tradhtarë bashkëshortësie, epshorë, filozofë e psikoanalistë e kanë kuptuar aspektin hyjnor të seksit, dhe ne, njerëzit e religjionit, njerëzit e teksteve të tilla, nuk e kemi kuptuar dhe ende nuk jemi të gatshëm ta kuptojmë. Pse? Sepse nuk i nxjerrim perceptimet dhe konceptet tona nga ajo që është hyjnore por nga stërgjyshërit, trashëgimia dhe injoranca jonë. Sot e kësaj dite nuk jemi të përgatitur të heqim dorë nga këto injoranca, t’i hapim mendjet tona me paqe, zemër të dashur dhe gatishmëri ta pranojmë atë që është në Kuran, të cilën Zoti na e ka dhuruar, ashtu që t’i rindërtojmë konceptet, teoritë, perspektivat dhe kornizën tonë. Nuk jemi të përgatitur. Nuk e di a është stagnim stërgjyshor, ngecje, absurditet.

Si duket e kemi fiksuar veten në korniza të caktuara, por Perëndimorët e kanë kuptuar këtë qartë. Njëri shkruan në emër të heroit të tij, një tradhtar bashkëshortor dhe epshor që posedon koleksion të madh të aventurave të tij me shumë gra që thotë se nuk është epshi ai që ka rëndësi, kur vie te epshllëku, por është Zoti. Ai e kuptoi këtë, sa e çuditshme. Por a do të ketë sukses apo do të dështojë? Qartas do të dështojë. Ai e kuptoi fillimin por kjo nuk e çoi te fundi i duhur sepse metoda ishte e gabuar. Asaj i mungon qëllimi apo ai nuk e kishte të qartë këtë.

Simone de Beauvoir, dashnore e Sartre-it dhe ateiste që nuk beson në Zotin të Gjithëfuqishmin, shkruante duke thënë se gruaja e zbulon misionin e saj suprem duke ia ofruar veten burrit në të cilin e kërkon Zotin. Ajo thotë se dashuria hyjnore është e përzier me dashurinë njerëzore dhe se dashuria hyjnore nuk është thjesht ngritje e dashurisë njerëzore. Kjo është teoria e Freud-it (Frojdit). Freud e shihte ndjesinë dhe dëshirimin religjioz te njerëzit thjesht si ngritje e tendencës seksuale. Kështu, Simone de Beauvoir përgjigjet duke thënë se meqë dashuria hyjnore e lëviz një pjesë reale në ne kah absolutizmi—kështu, ajo që është hyjnore i tërheq tendencat seksuale në ne dhe jo që tendencat sekusale e prodhojnë atë që është hyjnore përmes ngritjes psikologjike. Fjalë të shkëlqyeshme. Kjo është e vërtetë. Do të thoni se praktikimi i kësaj gjëje në kornizën legjitime është rrugë kah Zoti. Po, është, Kurani e thotë këtë dhe Profeti e thotë qartë këtë. Kjo rrugë nuk do të jetë e favorshme nëse nuk paraprihet nga nënshtrimi ndaj urdhërit dhe ligjit të Zotit. “E përsosur është Bota e Zotit tënd në vërtetësi e drejtësi”. Përndryshe fillimi do të jetë korrekt dhe fundi do të mungojë.

Zoti i Plotfuqishmi thotë, “Gratë tuaja janë si lërim i tokës ndaj jush; pra qasjuni lërimit tuaj kur apo si të dëshironi; por bëjeni ndonjë akt të mirë për shpirtrat tuaj paraprakisht; dhe jini të vetëdijshëm për Zotin. Dhe dijeni se do ta takoni Atë (në Botën e Përtejme), dhe jepjuani këto lajme të mira atyre që besojnë”. Këto janë fjalët e Zotit jo të imagjinatës së një poeti. Nëse vargu do të përmendej në kontekstin e ndalimit të turpësisë dhe të trajtimit të mëkateve atëherë do ta kuptonim justifikimin e lidhjes ndërmjet ndalimit dhe “dhe jini të vetëdijshëm për Zotin. Dhe dijeni se do ta takoni Atë”. Por vargu fillon me stimulimin e marrëdhënies seksuale në emër të Zotit të Gjithëfuqishmit. “Gratë tuaja janë si lërim i tokës ndaj jush; pra qasjuni lërimit tuaj kur apo si të dëshironi”. Urdhër për ta shijuar shoqërinë e gruas (al-kays).

Profeti e urdhëroi Jabir Ibn Abdullah-un natën e martesës së tij: “shijoje shoqërinë e gruas tënde”. Disa e kuptuan (al-Kays) se domethënë, ‘Kërko të kesh pasardhës’. Nuk është kështu. Është vërtetuar në Sunnah se al-Kays është aktiviteti seksual që i paraprin marrëdhënies i njohur si foreplay (paralojë). Zoti thotë: “por bëjeni ndonjë akt të mirë për shpirtrat tuaj paraprakisht”. Profeti po ashtu tha në një hadith tjetër, ‘Konsiderohet paaftësi për një burrë të ketë marrëdhënie dhe ta lërë gruan të pakënaqur’. Paaftësia është e kundërta e aftësisë, kështu që ‘kays’ nuk domethënë të kesh pasardhës, por domethënë foreplay para marrëdhënies. Është mjeshtria e teknikës: si ta ngritësh atë nga një akt mekanik kafshëror në akt njerëzor ndërmjet dy entiteteve, dy njerëzve dhe jo ndërmjet dy mjeteve apo një personi dhe një mjeti. Meqë ra fjala, po të ishte ndërmjet një personi dhe një mjeti, do të përfundonte të jetë ndërmjet dy mjeteve, meqë personi nuk do të mbetet person dhe do të humbet.

Zoti i Plotfuqishmi thotë, “dhe jini të vetëdijshëm për Zotin. Dhe dijeni se do ta takoni Atë (në Botën e Përtejme)”. Nuk ka asnjë justifikim tjetër për këtë lidhje në këtë varg të respektueshëm pos ta pranojmë këtë supozim që është: ky akt e ka aspektin e vet hyjnor, aspektin e vet adhurues, aspektin e vet të shenjtë. Prandaj Zoti e ka bërë atë ndërmjet Shenjave të Tij. Siç thashë, tradhtarët bashkëshortorë dhe epshorët e tyre, qartas e kuptuan këtë, si Bertrand Russell që jetoi dhe vdiq si ateist. Qartas u soll në mënyrë arrogante ndaj Zotit kur tha, ‘E di se e pohoj në thellësitë e vetes se kërkesa ime për dashurinë femërore është alternativë për kërkimin tim të kotë kah Zoti’. Ky njeri është një nga mendjet e mëdha. Ai e kuptoi hyjnoritetin në këtë relacion.

Filozofi epsharak francez Charles Baudlaire, autor i ‘Lulet e së Keqes’ që jetoi jetë plot epsh, i emëron prostituat në novelat e tij ‘Kërkuese të Pafundësisë’. Por tërë kjo dështoi ta vërtetojë se kjo është rrugë për integrim përmes këtyre pikëpamjeve. Fillimi është korrekt, por rruga është e humbur dhe e gabuar.

 

P.S. Video është gjetur te postimi i Ardian Golës në Facebook (https://web.facebook.com/ardian.gola.5/posts/10213560946474807):
“Qe p.sh ky hoxhe, me t’cilin nuk pajtohem ne pika te caktuara, por qe e ka fuqine me te sfidu, kritikon traditat mizogjinike te Islamit, te cilat e reduktojne gruan ne “instrument per plotesim te deshirave seksuale te meshkujve”; se si kjo ua ka shtremberuar muslimaneve perceptimin per veten e tyre si qenie njerezore; se si Islami sfidon me njeshmerine ontologjike te tij dualzimin platonik dhe kartezian, i cili “ka pasur efektet e veta ne degradimin e seksit si nevoje shtazarake”. Ky imam huazon gjiuhen e Sartrit dhe Simone De Beauvoir per te shprehur qendrimet e tij kunder Freud; citon Bertrand Ruselin, per t’cilin “kerkimi i dashunise femrore ka qene alternative e kerkimit te deshtuar te tij te Zotit” e deri tek emertimi i prostitutave nga Charles Baudelaire si “kerkuese te pafundesise”…”

 

Advertisements

One thought on “Edukatë seksuale islame

  1. Pingback: Ndjekja e shabllonit është mëkatim | Edifikime...

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s