Xixa

“Kjo hapësirë vëzhgohet nga ndërgjegjja.” (Ky tekst kujtues duhët me konë i vendosun gjithkah.)
(20 shtator 2013)

Kur nuk lodhesh humb nevoja dhe kuptimi i pushimit.
(10 shtator 2017)

Në univers ji në vendin ma të duhur që mundesh. Gjithmonë.
(9 shtator 2017)

Në jetë nevojitet pak parregullsi, pak toksicitet. Helmet, në sasi të vogla, janë të shëndetshme. Sa me pasë kontrast me rregullsinë, me mujtë me pa ate. Me mujtë me pa rrebeshin e bekimeve.
(1 shtator 2017)

Fjala ‘teologji’ është oksimoron.
(30 gusht 2017)

 

Të gjithëve na bashkon… dhe na ndan… egoja.
(30 gusht 2017)

 

Jeta qenka thjesht lojë e formave! Loja prishet kur nisim të identifikohemi me një apo disa forma.
(22 gusht 2017)

 

Gjanat (zotërimet) jon për m’u përdorë, m’u shprehë, m’u shpalosë… e jo m’u identifiku me to.
(4 korrik 2017)

 

“Parti” është diqysh si ndasi. Sikur të quheshin “Bashki” ndoshta kisha hy në njërën nga to.
(19 korrik 2017)

 

Nëse do të jesh profesionist, ji sa më prezent-e që mundesh. Nëse do të mendosh si shkencëtar-e, ji sa më prezent që mundesh. Çkado të duash të jesh, ji sa më prezent që mundesh.
(18 korrik 2017)

 

Eckhart Tolle është equalizer i qenieve, duke e shpjeguar qartë se të gjitha janë të barabarta.
(19 korrik 2017)

 

Tërheqja e tufëzon universin.
(21 korrik 2014)

 

JI ndryshimi që don me pa në botë (e jo predikoje ndryshimin) ka thonë i moçmi.
(21 korrik 2017)

 

Gatishmëria dhe dashja me shërby është shkalla e mirësisë në njeriun. Dhe këtu, tradicionalisht (megjithëse mbase në rënie kohët e fundit), femrat shqiptare janë me kilometra larg nga meshkujt.

(23 korrik 2017)

 

Pajisja mobile është fokuser i mendimeve.
(8 gusht 2017)

 

Daut Demaku: Kur pin ujë, mendo për burimin. Daut Demaku 2.0: Kur pin ujë, mendo për Burimin.
(18, 21 gusht 2017)

 

Tolle shqip: Tash, se kur?
(21.08.2017)

 

Sheqeri e MJEGULLON fort shijen e VËRTETË të kafes.
(22 gusht 2017)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s