Frank Sinatra: Me t’témën (My Way)

E tash, fundi âsht ngat

Jom para perdës s’fundit

Shoq, pe thom shkurt

Pe kallzoj rastin tem, ku jom i sigurtë

Që e kom jetu jetën plot’sisht

I kom ra krejt rrugëve

Dhe për ma tepër, e kom bo me t’témën

 

I pata do pishmone

Po s’jon për m’u përmenë

Kom bo çka u dashtë me bo

e i kom shku deri n’fund pa përjashtim

E kom bo men secilën udhë t’planifikume

secilin hap t’kujdesshëm rrugicës

Dhe për ma tepër, e kom bo me t’témën

E vërtetë, ka’i’herë, pe din ti

Kom marrë barrë ma t’rondë se që mujsha me çu

Po n’fund t’fundit, kur kish dyshime

E përbijsha dhe e pshtyjsha

U përballa me krejt e me krye nalt

dhe e kom bo me t’témën

 

Kom dashtë, kom keshë e kajtë

Ia kom nxjerrë ynyrën, dhe i kom pasë humbjet e mija

E tash, kur lotët thahën, sa çudi po m’vjen

Me menu që i kom bo krejt

Dhe, mos ju ardhtë mërzi, po thom pa marre

E kom bo me t’témën

 

Se, çka asht njeri, çka ka?

Nëse jo vetën, s’ka kurrgjâ

M’i thonë gjanat që nime i nin

e jo fjalët e t’gjujzumit

Historia kallzon që m’kanë kapë dallgt’

dhe se e kom bo me t’témën

[solo]

Po, u konë me t’témën

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s