John Lennon: Parameno (Imagine)

Parameno mos me pasë parajsë

Âsht let nëse provon

As ferr nërfuni

Mbi ne veç qielli

Paramenoji krejt njerëzit

Tu jetu për sod… juhu!…

 

Parameno mos me pasë shtete

Nuk asht shtirë

Kurgjo pse me vra a me dekë

Dhe mos me pasë as religjion

Paramenoji krejt njerëzit

Tu e rrnu jetën n’paqe… ju-hu…

 

Mund t’thujsh që po shof ândrra

Po nuk jom i vetmi

Shpresoj që ni ditë do t’na bashkohësh

Dhe bota do t’jetë nji

Parameno mos me pasë prona

Athu a po munësh

As nevojë për lakmi a dëshirë

Ni vëllazëri të njeriut

Paramendoji krejt njerëzit

Me krejt botën t’përbashkët… ju-hu…

 

Mund t’thujsh që po shof ândrra

Po nuk jom i vetmi

Shpresoj që ni ditë do t’na bashkohësh

Dhe bota do t’jetojë si nji

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s