LOUIS ARMSTRONG: Ç’BOTË E MREKULLU’SHME!

Shoh pemë të gjelbra… dhe trëndafila të kuq

I shoh të çelin… për mua dhe ty

Dhe mendoj në vete… ç’botë e mrekullu’shme!

 

Shoh qiej të kaltër… re të bardha

Ditë të kthjellta të bekuara… net të errëta të shenjta

Dhe mendoj në vete… ç’botë e mrekullu’shme!

 

Ngjyrat e një ylberi… kaq të bukura… në qiell

Janë edhe në fytyrat… e njerëzve… që kalojnë

Shoh miq që i shtrëngojnë duart… duke thënë… si je

Në të vërtetë ata po thonë… të dua!

 

Dëgjoj foshnja që qajnë… i shoh tek rriten

Ato do të mësojnë shumë më shumë… se që do të di unë ndonjëherë

Dhe mendoj në vete… ç’botë e mrekullu’shme!

(30 dhjetor 2013)

ÇFARË DYJEJE E MREKULLUSHME!

Shoh pemë jeshil… dhe tranafila t’kuq

Tu çelë… për mu e ty

E menoj vetë-me-veti… çfarë dyjeje e mrekullushme!

 

Shoh havaja t’kaltra… re t’bardha

Dit’ t’kfjellta t’bekume… net t’errta t’shejta

E menoj vetë-me-veti… çfarë dyjeje e mrekullushme!

 

Ngjyrnat e ni ylberi… kaq t’buk’ra… n’hava

Jon edhe ftyrat… e gjinve… që kapërcejnë

Shoh shokë që folin për dore… tu’ thanë… qysh je

Kur ta kqyrsh ata po thonë… t’du!

 

Nij bebe që kajnë… i shoh tu u rritë

Ato kanë me msu shumë ma shumë… se që kom me ditë une najherë

E menoj vetë-me-veti… çfarë dyjeje e mrekullushme!

(20 shtator 2017)

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s