Bob Proctor: Jeni lindur të pasur

  • Principi themelor: “Duhet t’i duam njerëzit, dhe t’i përdorim paratë”, dhe jo e kundërta.
  • Bollëku i madh nuk është ndonjë mëkat, përkundrazi, është obligim i juaji të bëheni të pasur.
  • Do të duhej ta keni sasinë e parave që ju nevojiten, për t’ua siguruar gjërat që i doni, dhe për të jetuar në stilin që e zgjedhni.

Shkarkoje publikimin: Jeni_lindur_te_pasur.pdf

  • Tërë jeta juaj qeveriset nga imazhet. Do të duhej të jeni të vetëdijshëm me mendjemprehtësi për imazhet që po i ndërtoni në mendje dhe do të duhej të jeni të vetëdijshëm edhe për nevojën e ndërtimit të këtyre imazheve që do t’i prodhojnë rezultatet që do të ju lëvizin përpara dhe përpjetë, drejt destinacionit tuaj të dëshiruar.
  • Ju jeni, në fakt, bashkë-krijues. Sigurohuni ta rishikoni shpesh se cila është përgjegjësia juaj, në partneritetin tuaj bashkë-krijues.
  • “Lëshoje dëshirën dhe lejoje Zotin” – Zhvillo besim të fuqishëm të bazuar në kuptim të thellë. Lëshoje lirshëm imazhin tënd, lërja fuqisë brenda teje, ashtu që fuqia vetë të mund të shkojë të punojë dhe të fillojë t’i materializojë rezultatet fizike, si kopje e saktë e imazhit tënd mendor.
  • “Prit begati” – model mendor që ka fuqi mbresëlënëse.
  • Nuk ka absolutisht kurrfarë kompensimi kur luajmë ‘në të sigurt’. Është esenciale që së pari të dalësh nga zona e rehatisë, para se të fillosh të lëvizësh drejt destinacionit që e ke zgjedhur për vete.
  • Fituesit e vërtetë në jetë më shpesh janë, sesa s’janë, vetëm dy apo tre për qind më efektivë se sa ata që humbin. Ky dallim quhet ‘tehu i briskut të rrojës’. Mund të jeni po aq efektivë sa kushdo për të cilin lexoni apo dëgjoni.
  • Paralajmëroheni të mos shikoni prapa. “Mos mendoni teprapa”. Përndryshe do të vazhdoni t’i merrni rezultatet e njëjta, vit pas viti.
  • “Ligji Vakumor i Prosperitetit” na tregon t’i çelim të gjitha dyert, që do t’ia mundësojnë të mirës që e kërkojmë të na vijë nga të gjitha anët. Ky nuk është vetëm ligj shpërblyes por edhe vërtet i shijshëm për ta mësuar. Do të të ndihmojë t’i bashkosh idetë tjera, për ta plotësuar pikturën tënde dhe për të arritur sigurt dhe në kohë te destinacioni yt i dëshiruar.
  • Leximi dhe mbajtja në mend kurrë nuk do ta “bëjë të ndodhë” për ty. Vetëm kuptimi dhe aplikimi i ideve të duhura do t’i prodhojë rezultatet që i dëshiron. Mendo mirë për secilën ide. Ato janë të thjeshta dhe të lehta për t’u kuptuar, por duhet të veprosh sipas tyre.

 

Shkarkoje publikimin: Jeni_lindur_te_pasur.pdf

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s