“Fundi i heshtjes”: Albin Kurti nuk ishte thjesht njohës i anglishtes

20 vjet pas protestave të 1 tetorit 1997, një gazetar i RTKsë e bën dokumentarin “Fundi i heshtjes”. Me siguri ato që janë thënë aty janë të vërteta. Por a janë e vërteta e plotë? Larg, shumë larg asaj. Për dallim nga skena kryesore e përballjes së studentëve e profesorëve protestues, ku gjuha fizike tregon se Albin Kurti ishte prijës, më i guximshmi, është 2-3 hapa para të tjerëve:

AK

…në dokumentar i jepet hapësirë minimale. Sa për mos me injoru krejt.

Në deklaratat e “eksponentëve”, të gjithë flasin çka kanë hequr, qysh i kanë maltretu ATA personalisht policia serbe. Albini, si gjithmonë, ta jep një pamje nga perspektiva e zogut: çka kanë hequr të gjithë, qysh i kanë maltretu të gjithë.

Në fotot me personalitetet ndërkombëtare Albini është në qendër. Këtë nuk kanë mundur ta injorojnë, as ta montojnë. Te Rugova, në njërin nga takimet e para shpërthyese kanë shkuar Bujari (Dugolli) e Albini. Aty nuk është dashtë me përkthy anglisht, besoj, as me folë për U2, apo për pamje moderne.

“Nëse edhe mu po ma ndrroni historinë para syve, që kam qenë këtu…” (Hasan Bunjaku)

Mbase deklarata më e arsyeshme në atë dokumentar ishte e vajzës së rektorit. Po parafrazoj: “Historianët janë gardianët e të vërtetës. Shpresoj ta paraqesin e ta ruajnë atë…”

P.S. Albin Kurti nuk ishte në Kinon ABC ku u shfaq dokumentari.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s