Duke e shikuar AgnuS Dein

Agim Sopi na e sjell një ngjarje të vërtetë, “të superstrukturuar artistikisht”, siç do të thoshte Hasan Bunjaku, im atë.

Filmi i eksploaton rrastë format egoike “shqiptar” dhe “serb” me antagonizmat e tyre të “përbetuara” historike e “të përhershme”. Një katrahurë lidhjesh ndërnjerëzore ca të frymëzuara nga dashuria e ca të mbjellura me a pa vetëdije mbi urrejtje. Një snapshot i update-uar (pas “Njeriut prej dheut”) i pavetëdijes kolektive ballkanike në fund të mileniumit të kaluar. Një kontrast i theksuar ndërmjet “të gjithë jemi një, të gjithë jemi njerëz” — i bazuar në dashuri — dhe formave egoike të stërgdhendura deri në nivel të bishës në relacion me viktimat e pambrojtura që në esencë nuk ia donë të keqen askujt në shkallë të madhe — i bazuar në mungesë pothuajse totale të dashurisë. Një koleksion i të gjitha padrejtësive të bëra në Kosovë, i mbarështruar në një storie që shpaloset logjikshëm e natyrshëm, sado e jashtëzakonshme në vete. Një paralajmërim për fund të çmendur për ata që e ndjekin rrugën e pavetëdijes. Një ambasador i vërtetë i drejtësisë në nivelin më të thellë human.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s