Rita Ora: Mirënjohëse

Ishin shumë lotë nëpër të cilët m’u desh të qaja

Shumë beteja më lanë të rraskapitur dhe të mavijosur

Dhe isha e shpartalluar, e kisha zemrën të këputur mëdysh

Isha e thyer, isha e thyer

Kishte shumë hera që pengohesha dhe përplasesha

Kur isha në skaj, në dorë të shansit tim të fundit

Kaq shumë hera kur isha e bindur se

Kisha marrë fund, kisha marrë fund

Por m’u desht të bija, po

Për t’u ngritur mbi të gjitha

Jam mirënjohëse për stuhinë

Më bëri ta çmoj diellin

Jam mirënjohëse për njerëzit e gabuar

Më bënë t’i çmoj të duhurit

Jam mirënjohëse për dhembjen

Për gjithçka që më bëri të thyhem

Jam mirënjohëse për të gjitha vragët e mija

Se ato vetëm sa e bëjnë zemrën time

Mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse

Mirënjohëse

 

Po fundosesha, po zhytesha në dyshim

Pesha e tërë dhembjes po më rëndonte

E nxora atë dhe e nxora veten jashtë

E mësova një mësim, e mësova një mësim

Se ka shumë nëpër të cilën duhet të kalosh, definitivisht

Por kjo është ajo që më forcoi, nuk kam pendime

Dhe kam veç dashuri, nuk kam hidhërim

I numëroj bekimet e mija, i numëroj bekimet e mija, po

Jam krenare për secilin lot, po

Se ata më sollën këtu

 

Jam mirënjohëse për stuhinë

Më bëri ta çmoj diellin

Jam mirënjohëse për njerëzit e gabuar

Më bënë t’i çmoj të duhurit

Jam mirënjohëse për dhembjen

Për gjithçka që më bëri të thyhem

Jam mirënjohëse për të gjitha vragët e mija

Se ato vetëm sa e bëjnë zemrën time

Mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse

Mirënjohëse

 

Nuk do të ndërroja asgjë

Se qoftë edhe një gabim që e bëra

U humba, e gjeta veten, e gjeta rrugën time

 

Jam mirënjohëse për stuhinë

Më bëri ta çmoj diellin

Jam mirënjohëse për njerëzit e gabuar

Më bënë t’i çmoj të duhurit

Jam mirënjohëse për dhembjen

Për gjithçka që më bëri të thyhem

Jam mirënjohëse për të gjitha vragët e mija

Se ato vetëm sa e bëjnë zemrën time

Mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse

Mirënjohëse

 

Ti e di se jam mirënjohëse

Ti e di se mua më intereson

Nuk ka kohë për njerëzit e gabuar

Gjithmonë do të jem aty

Mirënjohëse

Uoah (Mirënjohëse, mirënjohëse, mirënjohëse)

Jam mirënjohëse, oh po (Mirënjohëse, mirënjohëse)

Oh, jam mirënjohëse, po

 

(“Grateful” është shkruar nga Diane Warren)

Ridvan Bunjaku

23 shkurt 2015

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s