Metallica: Kurrgjâ tjetër s’çon peshë (Nothing else matters)

Sa ngat, pamvar’sisht sa larg

S’kish mujtë me kânë ma shumë prej zemre

Tu besu përgjithmonë n’ate se kush jemi

Edhe kurrgjâ tjetër s’çon peshë

 

Kurrë s’e kom çelë vedin k’shtu

Jeta âsht e jona, e jetojmë qysh t’dojmë

Krejt k’to fjalë nuk p’i thâm veç hajt

Edhe kurrgjâ tjetër s’çon peshë

 

Besimin e lypi e e gjâj n’ty

Çdo ditë najsen t’re për ne

Çele menën për me pa ndryshe

Edhe kurrgjâ tjetër s’çon peshë

 

Kurrë s’m’u bâ vonë se çka bâjnë

Kurrë s’m’u bâ vonë se çka dinë

Amâ e di

Sa ngat, pamvar’sisht sa larg

S’kish mujtë me konë ma shumë prej zemre

Tu besu përgjithmonë n’ate se kush jemi

Edhe kurrgjâ tjetër s’ka randësi

 

Kurrë s’m’u bâ vonë se çka bâjnë

Kurrë s’m’u bâ vonë se çka dinë

Amâ e di

 

Kurrë s’e kom çelë vedin k’shtu

Jeta âsht e jona, e jetojmë qysh t’dojmë

Krejt k’to fjalë nuk p’i thâm veç hajt

Edhe kurrgjâ tjetër s’çon peshë

 

Besimin e lypi e e gjâj n’ty

Çdo ditë najsen t’re për ne

Çele menën për me pa ndryshe

Edhe kurrgjâ tjetër s’çon peshë

 

Kurrë s’m’u bâ vonë se çka thonë

Kurrë s’m’u bâ vonë për lojnat që i lujnë

Kurrë s’m’u bâ vonë se çka bâjnë

Kurrë s’m’u bâ vonë se çka dinë

Edhe e di

 

Sa ngat, pamvar’sisht sa larg

S’kish mujtë me konë ma shumë prej zemre

Tu besu përgjithmonë n’ate se kush jemi

Jo, kurrgjâ tjetër s’çon peshë

 

Përkthyer në shtator 2010. Rregulluar pak në nëntor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s