Fifi për Eurosong

Fifi thjesht e bëri. Nuk iu desht të këndojë në toskë apo gjuhë letrare. Nuk iu desht as pesha ideale. As shtet/qyteti i vet as Xingu i Ermalit. Veç sinqeritet.

Kanga “Zhurmë” ka t’këndume tipike ballkanike femërore emocionale (e di, secili komb pretendon që është e vetja por përtej asaj… është nga zemra). Orkestrimi është shumë i matur. I jepet hapësira përkatëse këngëtares, zërit të saj cilësor, intepretimit të saj autentik edhe në këndim edhe gjatë repimit. Gjithsesi, orkestruesi nuk len “kot hapësira bosh” por i mbush me elegancë me elemente ritmike që e plotësojnë dramaticitetin.

E bazuar në storje të vërtetë, kjo kangë të shtin n’gjynah. Pat-pozicion i vështirë shpirtëror. Ni mashkull që e mini-trajton atë, mandej e len po s’ën e len. E kjo e kish bâ edhe t’pabâshmen. Vija e thjeshtë por melankolike e klarinetit është gjetje e duhur në atë moment. Fifi ia ka qëllu me këtë snapshot të gjendjes shpirtërore. Ky snapshot i bâmë me zemër kish me lonë gjurmë ma të mdhaja në publikun evropian se çfarëdo kange artistike e mendume mirë strukturalisht me mendje.

P.S. Edhe video-spoti është mbresëlënës!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s