Louise Hay: Pa stres

Përshëndetje, unë jam Luiz Hej. Mirë se vini në këtë tekst (kasetë) të Afirmimeve pozitive me titull  “Pa stres”.

E kam krijuar këtë kasetë specifike për t’iu ndihmuar atyre që do të donin ta lirojnë stresin që si duket e prodhojmë në ekzistencën tonë të përditshme. Stresi është reagimi me frikë ndaj jetës dhe ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të jetës. Stresi është bërë fjalë e përditshme dhe ne e përdorim si arsyetim për mosmarrje të përgjegjësisë për ndjenjat tona. Nëse mund ta zëvendësojmë fjalën stres me fjalën frikë atëherë mund të fillojmë ta eliminojmë nevojën për frikë në jetën tonë. Një person paqësor, i relaksuar nuk është as i frikësuar dhe as i stresuar. Pse jemi të frikësuar? Pse e çojmë dëm fuqinë tonë? Si mund ta eliminojmë atë frikë dhe të lëvizim nëpër jetë duke u ndier të sigurt? Mund ta bëjmë këtë duke e ndryshuar të menduarit tonë.

Përmes përdorimit të afirmimeve në këtë kasetë, ju do t’i zëvendësoni mendimet tuaja të vjetra, shtrënguese e plot frikë me mendime të gëzimit, të paqes e të harmonisë dhe të lëshimit të stresit.

Do të doja të shpjegoj për ushtrimet me audio-kasetë afirmuese, apo me lexim. Qëllimi i kasetave afirmuese është të riprogramohen modelet negative të mendimit në nënvetëdije. Mendja jonë e nënvetëdijshme është jogjykuese dhe prandaj pranon çfarëdo mendimi që ia japim. Mendja jonë e vetëdijshme shpesh i reziston afirmimet pozitive sepse ajo beson se ato nuk janë të vërteta. Prandaj afirmimet, sidomos para gjumit apo menjëherë pas zgjimit, janë kaq të fuqishme dhe efektive në të ndihmuarit e njerëzve që të shkojnë përtej problemeve të veta. Afirmimet e tilla e arrijnë mendjen e nënvetëdijshme thuajse direkt pa u interferuar nga mendja e vetëdijshme dhe kjo forcohet me përsëritje të dëgjimit apo leximit.

Pra unë do t’i deklaroj këto afirmime pozitive, derisa mendja jote e nënvetëdijshme i pranon fjalët e mija duke i dhënë këto deklarime pozitive e të dashura të të vërtetës.

Rekomandoj që ta dëgjosh këtë kasetë apo t’i lexosh afirmimet çdo ditë për të paktën 30 ditë për të pranuar benefite optimale.

Shkarkoje dokumentin Pa_stres.pdf.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s