Quhem Bagdad (Tina Arena: Je m’appelle Bagdad)

Kâm jetu i lumtun

N’pallatet e mija t’arit t’zi e t’gurve t’çmu’shëm

Lumi Tigër dikur rrjedhke

N’gurtë e kristaltë t’kalldërmit

Ni mijë kalifa u shtyjshin

N’podet e mija t’vall’zimit

M’qu’jshin Qyteti plot hijeshi

O Zot, sa shpejt kalon koha

M’qujshin Kryeqyteti i dritës

O Zot, qysh ka hupë çdo gjâ…

Quhem Bagdad

Dhe kâm ra n’flakt’ e tenkave, n’flakt’ e tenkave

Quhem Bagdad, princeshë e deformume

Dhe Sheherzadja m’ka harru… m’ka harru…

Jetoj n’tokat e mija

Si lyp’s i varfën nër bulldozhera

Fantazmat m’faniten

I vajtoj rrënojat e bukurisë tem’

Nër gurt’ që digjen n’hi

Âsht shpyrti jem ai që p’e vrasin…

M’qujshin Kryeqyteti i dritës

O Zot, qysh ka hupë çdo gjâ…

Quhem Bagdad

Dhe kâm ra n’flakt’ e tenkave, n’flakt’ e tenkave

Quhem Bagdad, princeshë e deformume

Dhe Sheherzadja m’ka harru…

P’rrallat e mija t’Nimi e ni net’ve

S’i interesojnë mâ kërkuj…

Ata kanë shkat’rru çdo gja…

Ata kanë shkat’rru çdo gja…

Quhem Bagdad

Dhe kâm ra n’flakt’ e tenkave, n’flakt’ e tenkave

Quhem Bagdad, princeshë e deformume

Dhe Sheherzadja m’ka harru… m’ka harru…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s