Meraku i flaktë (Rumi)

I dashuruari njeh veç përvuajtje, s’ka çare

Përvidhet natën nëpër rrugicën tënde, s’ka çare

Digjet me ta puthë çdo kaçurelë t’flokëve, mos u zemëro, s’ka çare

N’dashurinë e vet t’tërbuar për ty, digjet m’i këputë zingjirët e burgimit t’tij, s’ka çare

Një dashnor e pyeti t’dashurën e vet,

A e don veten më shumë se mua?

E dashura u përgjigj, i kam vdekur vetes dhe jetoj për ty.

Jam zhdukur nga vetja dhe tiparet e mija,

Jam prezente vetëm për ty.

I kam harruar të gjitha mësimet e mija,

por nga njohja jote jam bërë dijetare.

E kam humbur tërë forcën time, por nga fuqia jote jam e zonja.

E dua veten…Të dua ty.

Të dua ty…E dua veten.

Jam i dashuri yt, eja në anën time, do t’ia hap portën dashurisë sate.

Eja rri me mua, t’jemi fqinj t’yjeve.

Ke qenë e fshehur për kaq kohë, duke u endur pafund në detin e dashurisë sime.

Megjithatë, gjithmonë ke qenë e lidhur me mua.

E fshehur, e shfaqur, n’t’panjohurën, n’t’padukshmen.

Jam vetë jeta. Ke qenë e burgosur e një pellgu të vogël,

Jam oqeani dhe rrjedha e tij e stuhishme

Eja bashkohu me mua. Lëre këtë botë t’paditurisë. Ji me mua, do t’ia hap portën dashurisë sate.

T’dëshiroj më shumë se ushqimin a pijen

Trupi im, ndjenjat e mija, mendja ime, kanë uri për shijen tënde

Mund ta ndiej prezencën tënde n’zemrën time

edhe pse ti i takon tërë botës

E pres me pasion t’heshtur një gjest, një shikim nga ti

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s