(Gjithçka që bâj) E bâj për ty (Bryan Adams: (Everything I Do) I Do It For You)

Kqyrëm n’sytë e mi – ki m’e pa

Çka domethânë ti për mu’

Hallakate zemrën, hallakate shpyrtin

E kur t’m’gjâjsh aty s’ki me hallakatë mâ

 

Mos m’thu’j që nuk ia vlen m’e provu për k’tâ

S’mun’ me m’thânë që nuk ia vlen me ‘dekë për tâ

E din që âsht e vërtetë

Gjithçka që bâj – e bâj për ty

 

Kqyr n’zemrën tânde – ke m’e zbulu

Se s’ka kurrgjâ çka me fshehë

Merrëm qysh jâm, merre jetën tem’

E kisha dhânë krejt, isha fliju

Mos m’thu’j që nuk ia vlen me luftu për tâ

S’kâm çka bâj, s’ka gjâ që du ma shumë

E din që âsht e vërtetë

Gjithçka që bâj – e bâj për ty

 

S’ka dashni si dashnia jote

Dhe kurrkush tjetër s’mun’ jep dashni ma shumë

S’ka asni ven’ kur s’je ti aty

Tanë kohën, me krejt forcat, po

 

Kqyr n’zemrën tânde, zemër…

 

S’mun me thânë që nuk ia vlen me luftu për k’tâ

S’kâm çka bâj, s’ka gjâ që du ma shumë

Po, për ty kisha luftu, për ty kisha rrejtë

Për ty isha mvarë për fije t’penit, po, për ty kisha ‘dekë

 

E din që âsht e vërtetë

Gjithçka që bâj – e bâj për ty

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s