Ramana Maharshi: “Kush jam unë?”

“Kush jam unë” është titulli që i është dhënë një grupi të pyetjeve dhe të përgjigjeve në lidhje me Shqyrtimin e Vetes. Pyetjet iu bënë Bhagavan Sri Ramana Maharshi-t. Bashkë me “Vicharasangraham”-in (“Shqyrtimi i Vetes”), “Nan Yar” (“Kush jam unë?”) e përbën grupin e parë të udhëzimeve në fjalët e vetë Mjeshtrit. Këto dyja janë të vetmet vepra në prozë ndër Punimet e Bhagavan-it. Ato e shpjegojnë qartë mësimin qendror se rruga e drejtpërdrejtë e çlirimit është Shqyrtimi i Vetes.

Shkarkoje-lexoje: Kush jam une.pdf

Mënyra e hollësishme se si duhet të bëhet shqyrtimi është shpjeguar kthjelltësisht. Mendja përbëhet nga mendimet. Mendimi ‘unë’ është i pari që shfaqet në mendje. Kur shqyrtimi ‘Kush jam unë?’ ndiqet në vazhdimësi, të gjitha mendimet e tjera shkatërrohen, dhe përfundimisht vetë mendimi ‘unë’ zhduket duke e lënë të vetme Veten supreme. Kështu, identifikimi i rremë i Vetes me fenomenet e jo-vetes siç është trupi dhe mendja — përfundon, dhe ndodh përndritje, Sakshatkara. Procesi i shqyrtimit, natyrisht, nuk është i lehtë. Gjersa njeriu shqyrton ‘Kush jam unë?’, do të shfaqen mendime të tjera; por gjersa shfaqen, njeriu nuk duhet t’iu jepet duke i ndjekur, përkundrazi, duhet të pyesë: ‘Kujt i shfaqen ato?’. Për ta bërë këtë, personi duhet të jetë jashtëzakonisht vigjilent. Përmes shqyrtimit të vazhdueshëm personi duhet ta bëjë mendjen të rrijë në burimin e vet, pa e lejuar të bredhë larg dhe të humbet në labirintet e mendimit të krijuar nga vetja. Të gjitha disiplinat e tjera si kontrolli i frymëmarrjes dhe meditimi për format e Zotit duhet të shikohen si praktika ndihmëse. Ato janë të dobishme deri në masën që i ndihmojnë mendjes të bëhet e prehur dhe e fokusuar në një pikë.

Shkarkoje-lexoje: Kush jam une.pdf

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s