Bëhu Qielli

Ky kafaz ku je kurthuar

më gjatë se q’e kujton

mund t’duket kaq i fortë e i sigurt

sa as që ëndërron të ikësh më

si një zog që dikur i rrihte flatrat

po tash veç i lë të varen dobët anash.

 

Po shufrat e kafazit tënd nuk janë të ngurta.

Janë vegim i bërë nga frikat e meraket

të projektuara nga mendja jote e shqetësuar

të zmadhuara nga vëmendja që ti ua jep.

 

Veç për një çast lëre mendjen t’jetë e qetë

dhe shih si avullohen frikat

shih si tërhiqen meraket

si kthetrat e një kafshe të pakërcënuar më.

 

Shihi shufrat tek shkrihen

dhe lëre botën të të zhysë në vete.

 

Lëre hapësirën tënde të mendjes të shkrihet me hapësirën aty jashtë

deri kur të ketë vetëm hapësirë pa dallim —

zgjati krahët dhe bëhu qielli.

 

Steven Taylor

The calm center : reflections and meditations for spiritual awakening;

selected and introduction by Eckhart Tolle.

 

Përkthyer nga Ridvan Bunjaku

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s