Mësuesi shpirtëror

“Nuk mund ta gjesh lumturinë në botë,” thoshte mësuesi.

“Është vend i papërsosmërisë. Prandaj është plot vuajtje.

Duhet të shkosh përtej saj, në fushën e shpirtit.

Aty gjendet përmbushja.”

 

Seç kishte një shkëlqim të një bote tjetër në sytë e tij

sikur të ishte nga një dimension tjetër

tepër delikat për tokën

veç në vizitë, pa merak që të rrijë.

 

“Trupi është lëvore, asgjë më shumë,” vazhdonte.

“Automjet i përkohshëm për shpirtin.

Dhe sa më shumë që ia llaston meraket

aq më shumë dobësohet shpirti.”

 

Dola nga takimi dhe brodha rrugëve, duke e shikuar qiellin.

Eca nëpër park, përgjatë rruginës,

nën degët valëzuese të pemëve.

 

Dhe e ndjeva shpirtin të fliste

përmes ndjeshmërisë së qetë të pemëve

përmes shushurimave të buta të erës

përmes fërshëllimës dhe dallgëzimit të detit

përmes rrëshqitjes së butë e t’lëmuar të reve.

 

Çdo fije e barit, çdo valë e detit,

çdo re, çdo gur, çdo grimcë e ajrit

e shkëlqyer me vetëdijesinë e vet

lehtësisht të ndjeshme, qetësisht të gjalla,

gjithmonë aty por në një frekuencë të fshehtë

përtej spektrit normal të vetëdijes.

 

E ndjeva fuqinë mahnitëse të shpirtit

Si derdhet përmes botës dhe e përshkon atë.

 

E hapa veten, e lashë fuqinë të më përfshijë

dhe u bëra edhe pjesë e ndërshkrirjes

tërë trupi duke e ndjerë shpirtin fort e duke e xixëlluar.

 

Dhe kurrë s’e pashë mësuesin më.

 

Steven Taylor

The calm center : reflections and meditations for spiritual awakening;

selected and introduction by Eckhart Tolle.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s