Storja

Storja jote është përherë aty

nëse t’duhet t’ia kujtosh vetes se kush je

si rrëke që rrjedh krah teje

ku mund t’futesh përherë e t’notosh pak me të

kurdo që e humb drejtimin apo ndihesh dobët

dhe t’duhet ta freskosh ndjesinë tënde t’vetes.

 

Dhe gjersa rrjedh me atë rrëke t’kujtimeve

mund t’ndihesh krenar-e se sa larg ke mbërrirë

te ky çast i arritjes së shkëlqyer

ta shohësh rrjedhën teprapa dhe t’iu buzëqeshësh me prova se kishe t’drejtë

budallenjve që t’injoronin vrazhdtë e që nuk t’besonin.

 

Apo mbase vuan përbrenda me dështim

tek kthehesh t’i shikosh shtigjet gjarpëruese me baltë

që nuk kanë çuar askund

pos te ky vend i dhembjes.

 

Mund t’jesh hero-inë apo horr-e, varësisht nga storja jote.

 

Apo mund ta lësh rrëkenë t’rrjedhë tutje

dhe ta pranosh këtë moment n’tërësinë e vet

pa e lidhur me ndonjë tjetër, para a pas tij.

 

Mund t’ulesh dhe t’vëzhgosh, jashtë storjes,

jo si karakter po si autori

me bazë stabile në një identitet tjetër

që s’u krijua kurrë

dhe s’i duhet fabul a konkluzion

se tashmë është komplet.

 

Steven Taylor

The calm center : reflections and meditations for spiritual awakening;

selected and introduction by Eckhart Tolle.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s