Thelbi

Mund t’ju duhet një jetë e tërë të bëheni vetja —

vite të ndjesisë së vetmisë pa drejtim

duke e aktruar një rol që s’ishit destinuar ta luanit kurrë

duke bërbëlitur në një gjuhë që s’ishit destinuar ta flisnit

duke veshur rroba që nuk ju bëjnë

duke u munduar t’i bindni të tjerët se jeni normal-e

por gjithmonë duke u ndier të ngathët e të panatyrshëm

si i huaj që shtiret sikur është në vatër

duke e ditur se çdokush mund ta ndjejë çuditshmërinë tuaj

dhe bezdiset nga ju se e di që nuk e keni vendin aty.

 

Por dalëngadalë, nëpër vite të eksplorimit,

shihni vende të veçanta që i njihni

dëgjoni pëshpërima t’turbullta që duket të kenë kuptim

fjalë çuditërisht të njohura, sikur t’i kishit folur vetë,

dhe ide që rezonojnë thellësisht, sikur t’i kishit ditur tashmë.

Dhe dalëngadalë ju rritet vetëbesimi

dhe ecni më shpejt, duke e nuhatur drejtimin e duhur,

duke e ndier tërheqjen magnetike të vatrës.

 

Dhe tash nisni të gërmoni

t’i qëroni shtresat e ndikimit

t’i zhveshni lëkurat e vetes suaj të rreme të dobët

t’i gjuani ato shprehi dhe merake që i keni përvetësuar

deri kur e arrini shkëmbin e fortë përfundi

thelbin e shndritshëm të shkrirë të ti-së.

 

Dhe tash më s’ka pasiguri —

rruga juaj është e qartë, drejtimi është i vendosur.

Ky themel i qenies suaj është kaq i sigurt e stabil

sa që nuk ka nevojë për pranim

as frikë nga përjashtimi a tallja.

Çdo gjë që bëni është e drejtë dhe e vërtetë

e thellë dhe e plotë me autenticitet.

 

Por mos u ndalni. Kjo është vetëm pika e gjysmës —

madje ndoshta veçse fillimi.

 

Posa ta keni arritur thelbin

vazhdoni eksplorimin por më butë

vazhdoni të gërmoni por më delikat

dhe do t’vazhdoni t’nxirrni shtresa t’reja, t’gjeni thellësi t’reja,

deri kur ta arrini pikën që nuk është pikë

ku thelbi tretet

dhe guri i fortë shkrihet si akull

dhe vetja e humb kufirin e vet

dhe zgjerohet për ta përfshirë tërësinë.

 

Një vete edhe më e fortë dhe më e vërtetë

sepse më nuk është vete fare.

 

Një vete që duhej ta gjenit

që të mund ta humbnit.

 

Steven Taylor

The calm center : reflections and meditations for spiritual awakening;

selected and introduction by Eckhart Tolle.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s