Një mënyrë përgjithësisht e rekomanduar e meditimit ulur

Një mënyrë përgjithësisht e rekomanduar e meditimit ulur.pdf  është doracak i shkurtër për audienca të përgjithshme nga Zen-Mjeshtri japonez Dogen. Teksti është përkthyer nga origjinali japonisht në anglisht nga Thomas Cleary që ka PhD në Gjuhë dhe Qytetërime të Azisë Lindore nga Universiteti i Harvard-it dhe është Doktor i Jurisprudencës nga Universiteti i i Kalifornisë. Është përkthyes i mbi pesëdhjetë vëllimeve të teksteve Budiste, Taoiste, Konfuçiane dhe Islamike nga sanksritishtja, kinezishtja, japonishtja, gjuha pali dhe arabishtja.

…Shtrijeni një qilim të trashë ku uleni zakonisht, dhe përdoreni një jastëk mbi të. Mund të uleni në pozën lotus-i-plotë, apo në pozën gjysmë-lotus. Për pozën lotus-i-plotë, së pari vendoseni shputën e djathtë në kofshën e majtë, pastaj shputën e majtë në kofshën e djathtë. Për pozën gjysmë-lotus, veç vendoseni shputën e majtë në kofshën e djathtë. Mbani veshur rroba të çlirëta dhe mbajini në rregull.
Pastaj vendoseni dorën e djathtë në këmbën e majtë, dhe dorën e majtë në dorën e djathtë, me pëllëmbët të kthyera lart. Dy gishtat e mëdhenj të duarve kthehen përballë njëri-tjetrit dhe e mbajnë njëri-tjetrin lart.
Tash rrini ulur vertikalisht, me trupin drejt. Mos u mbështetni majtas a të anoheni djathtas, apo të përkuleni përpara a të mbështeteni prapa. Drejtoni veshët me supe, dhe hundën me kërthizë. Gjuha duhet të pushojë në qiellzën e sipërme, dhëmbët dhe buzët duhet të jenë të mbyllura. Sytë duhet të jenë të hapur gjithmonë. Frymëmarrja kalon lehtësisht nëpër hundë.
..

 

Shkarkoje publikimin e plotë:

Një mënyrë përgjithësisht e rekomanduar e meditimit ulur.pdf 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s