A mund t’jeni t’lumtur me asgjë?

A mund t’jeni t’lumtur me asgjë

pa u ngazëllyer n’pritje t’lumturisë

pa dëfrime e aktivitete

që ua heqin mendjen nga palumturia

 

pa projekte që ju emocionojnë

me premtimet e tyre t’suksesit

dhe që ju bëjnë t’ndiheni që po i afroheni

gjithnjë e më shumë lumturisë

 

pa mbledhur ende posedime t’tjera

as pa u ngjitur n’status më t’lartë

as pa e shfaqur bollëkun e famën tuaj

duke u munduar t’i bindni të tjerët — dhe veten —

se jeni më të lumtur se ta?

 

Nëse jo, lumturia juaj është përherë hua e përkohshme

e dorës së dytë dhe sipërfaqësore

si mbulesë që jua tërheqin shpejt

duke ju lënë të ftohtë e boshë e duke dashtë më shumë.

 

Por mund t’jeni t’lumtur me asgjë.

Ka lumturi që nuk ka shkak

që s’vjen nga konsumimi a koleksionimi

dhe s’mashtron as s’zhgënjen as s’tretet shpejt:

mirëqenia e vetë qenies

që thjesht është — dhe është përherë aty.

 

Ngrohtësi e thellë e begatë e plotnisë

energji e hareshme e butë dhe e lehtë

si lumë i vazhdueshëm, burim i tij — ju.

Mirëqenie që s’ju duhet ta ndiqni, veç ta zbuloni,

për t’cilën s’duhet t’mundoheni, veç ta lejoni.

 

Steven Taylor

The calm center: reflections and meditations for spiritual awakening;

selected and introduction by Eckhart Tolle.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s