Lopa, pjesa I (kaptina 2)

Shkarkoje-shfletoje: Lopa – pjesa I me shënime.pdf
Kjo është kaptinë Medinase dhe më e gjata në Kuran, që përmban material të shpallur gjatë disa viteve, dhe e emëruar sipas storjes së lopës që Izraelitët qenë urdhëruar ta therin (vargjet 67 e tutje). Kaptina hapet me një përgjigje ndaj përgjërimit për udhëzim në Kaptinën 1, ‘Hapja’, duke e ndarë njerëzimin në tri grupe në reagimin e tyre ndaj këtij udhëzimi — besuesit, mosbesuesit, dhe hipokritët — dhe mbyllet duke i konfirmuar parimet e besimit të dhëna në vargjet hyrëse (3-5).

Ata të cilëve iu adresohet teksti ndryshojnë gjersa përparon kaptina: në kohë të ndryshme teksti i adresohet njerëzimit në përgjithësi (vargjet 21 e tutje), ku nxiten t’i shërbejnë Zotit që ka qenë kaq dashamirës për ta (iu sillet ndërmend se Zoti e krijoi Ademin dhe e favorizoi ndaj engjëjve); pastaj Fëmijëve të Izraelit (vargjet 40 e tutje), të cilëve iu sillen ndërmend mirësitë e veçanta të Zotit ndaj tyre dhe nxiten të besojnë në libra të shenjtë që në të vërtetë e konfirmojnë të tyrin; dhe pastaj besimtarëve (vargjet 136 e tutje), të cilëve iu jepen udhëzime në shumë fusha: lutje, agjërim, pelegrinazh, mbrojtje, ligj martesor dhe çështje financiare.

Shkarkoje-shfletoje: Lopa – pjesa I me shënime.pdf

Botimit i janë shtuar shënimet e Thomas Cleary-t të 1993tës. Ja një pjesë nga kaptina:

Në emër të Zotit, Dashamirësit, Mëshirëplotit

1. A.L.M.
2. Ky është Libri, pa dyshim ,
në të udhërrëfim për të vetëdijshmit për Zotin,
3. ata që besojnë në të padukshmen ,
që falen rregullisht ,
dhe që japin nga ajo
që Ne ua kemi furnizuar;
4. dhe ata që besojnë
në atë që të është shpallur,
dhe atë që është shpallur para se të ishe,
dhe që janë të sigurt për Të Përtejmen.
5. Ata e ndjekin udhërrëfimin nga Zotëruesi i vet;
dhe janë të suksesshmit.
6. Sa për ata që tallen,
për ta është njëjtë
i paralajmërove apo jo —
nuk besojnë…

Shkarkoje-shfletoje: Lopa – pjesa I me shënime.pdf

Shih kaptina të tjera këtu

 

Advertisements

Një mendim mbi “Lopa, pjesa I (kaptina 2)

  1. Pingback: Kaptina të Kuranit | Edifikime

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s