Lopa, pjesa II (kaptina 2)

Shkarkoje/shfletoje botimin e plotë këtu: Lopa – pjesa II (pdf)

“Përzgjedhjet nga Kurani që gjenden në këtë botim e paraqesin atë që teologu i shquar Al-Ghazali i quan gjashtë synimet e Librit. Synimi i parë është njohja e Zotit, duke e përfshirë esencën, tiparet dhe veprat e Zotit. Synimi i dytë është përcaktimi i Rrugës te Zoti, përmes të cilës hiqet “ndryshku” nga “pasqyra” e shpirtit, ashtu që drita e Zotit të mund të reflektohet qartë në shpirtin e pastruar.

Vargjet e Kuranit që e trajtojnë synimin e parë, njohjen e Zotit, Al-Ghazali i quan xhevahiret e Kuranit. Vargjet që e trajtojnë synimin e dytë, përcaktimin e Rrugës te Zoti, quhen perlat e Kuranit. Duke ua dhënë këto epitete vargjeve të caktuara, Al-Ghazali e thekson se këto dy synime, njohja e Zotit dhe e rrugës te Zoti, janë më të rëndësishmet. Përzgjedhja ime e leximeve nga Kurani është e përqendruar te xhevahiret dhe perlat, duke e përmbajtur afërsisht një të pestën e tërë xhevahireve dhe një të pestën e tërë perlave të Kuranit.

Shkëlqimi i xhevahireve dhe perlave theksohet dhe reflektohet tutje nga vargjet që i paraqesin katër synimet e tjera të Kuranit siç është përcaktuar nga Al-Ghazali. Synimi i tretë është përcaktimi i gjendjeve njerëzore në kohën e arritjes te Zoti. Gjendja e përmbushjes shpirtërore, për të cilën shembulli më i mirë i mundshëm është vizioni i Zotit, simbolizohet me Kopshtin. Gjendja e falimentimit shpirtëror, për të cilën shembulli më i mirë është tëhuajësimi nga Zoti, simbolizohet me Ferrin apo Zjarrin.

Synimi i katërt është përcaktimi i gjendjeve të njerëzve që e udhëtuan rrugën te Zoti, siç janë profetët e të shkuarës, dhe gjendjet e atyre që devijuan nga rruga te Zoti, siç janë tiranët dhe shtypësit e së shkuarës. Këto vargje i përshkruajnë qëndrimet dhe sjelljet që i kanë çuar, i çojnë dhe do t’i çojnë njerëzit në lumturi dhe në mjerim.

Synimi i pestë është përcaktimi i argumenteve të atyre që e refuzojnë të vërtetën, vërtetimet kundër këtyre argumenteve dhe ekspozimi i falsitetit dhe i vetë-mashtrimit të qenësishëm nën këto argumente. Bukuria e veçantë e këtyre vargjeve është në demonstrimin e tyre të veprimit vetë-mbulues të hipokrizisë dhe të logjikës së gabuar, e që duket si e vërtetë, të bazuar në supozime të pavërtetuara.

Synimi i gjashtë është përcaktimi i përmbushjes së asaj që kërkohet në secilën fazë të Rrugës te Zoti, duke e përfshirë mënyrën e përgatitjes për udhëtim. Këto vargje e demonstrojnë lidhjen ndërmjet jetës në shoqërinë njerëzore dhe jetës së shpirtit, se si vetja dhe bota mund të shndërrohen në mjete të udhëtimit kah përndritja dhe kompletimi.”

(Nga parathënia e Thomas Cleary-t)

Shkarkoje/shfletoje botimin e plotë këtu: Lopa – pjesa II (pdf)

Shih kaptina të tjera këtu

Advertisements

Një mendim mbi “Lopa, pjesa II (kaptina 2)

  1. Pingback: Kaptina të Kuranit | Edifikime

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s