Buzëqeshja

Në çastin e zhgënjimit të ashpër

kur e kupton se shpresat tua qenë iluzione

dhe turpërohesh se sa lehtë mashtrohesh

dhe zemërohesh me botën që të mban në pasiguri

që e ke lënë të shkojë kaq gjatë këtë lojë të pamend

dhe e ardhmja të duket e ftohtë dhe e zymtë

pa ata filtra të deluzionit

dhe i vështron rrënojat e jetës sate

duke e pyetur veten a ke qenë ndonjëherë

kush mendoje që ishe —

 

Mbase mund ta ndjesh një pjesë në ty

që s’është pjesë e kësaj

që po rri jashtë kësaj stuhie psikike

e paprekur nga kaosi

tek shikon qartë përmes rrënojave dhe reve të pluhurit

tek vështron dhe buzëqesh —

duke e ditur se ky dëm është veç sipërfaqësor,

veç fasada jote, jo themeli yt,

dhe se kur copërat të pastrohen

do të ketë më shumë hapësirë brenda

ku të ndriçojë esenca jote.

 

(Steve Taylor)

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s