Zgjimi nga transi i pavlerësisë

Zgjimi nga transi i pavlerësisë.pdf është artikull nga Tara Brach, PhD, e cila e ka praktikuar dhe ua ka mësuar të tjerëve meditimin që nga 1975-ta, si dhe ka udhëhequr seminare të meditimit nëpër qendra në tërë Amerikën Veriore. Është psikologe klinike, themeluese Insight Meditation Community of Washington (IMCW), dhe autore e “Radical Acceptance” dhe “True Refuge”.

Pjesë nga artikulli:

Para shumë vitesh, nisa të fokusohem në nevojën urgjente për vetë-pranim. Në fakt, e quajta vetë-pranim rrënjësor, sepse nocioni i trajtimit të vetes me dashuri dhe me dashamirësi ishte ende kaq i huaj. M’u pat bërë e qartë se pjesë kryesore e vuajtjes sime emocionale ishte një përshtypje e të ndierit “jo mjaft”, që, nganjëherë, përshkallëzohej në vetë-neveri të plotë. Meqë vëreja modele të përsëritura të ngjashme te studentët dhe klientët e mi, nisa ta kuptoj se mungesa e vetë-pranimit është njëra nga shprehjet më të përhapura të vuajtjes në shoqërinë tonë.
Mund të kalojmë pjesë të mëdha të jetës sonë duke jetuar në atë që e quaj “transi i pavlerësisë”, të kurthuar në një ndjesi të vazhdueshme të mosqenies në lartësinë e duhur. Edhe pse rrallë jemi të vetëdijshëm për këtë, ne vazhdimisht i bëjmë vetes vlerësim. Interesant sa shpesh e perceptojmë një zbrazëti ndërmjet personit që besojmë se duhet të jemi dhe përjetimit tonë të vërtetë nga çasti në çast. Kjo zbrazëti na bën të ndihemi sikur gjithmonë, në njëfarë mënyre, nuk jemi në rregull. Sikur të ishim qenësishëm të mangët. Një infermiere lehtësuese që ka punuar me mijëra njerëz afër vdekjes një herë shkroi se pendimi më i thellë i shprehur nga pacientët e saj është se nuk kishin qenë të vërtetë ndaj vetes. Kishin jetuar sipas pritjeve të të tjerëve, sipas do të duhej, por jo në vijë me zemrat e veta.

Shkarkoje/shfletoje artikullin e plotë: Zgjimi nga transi i pavlerësisë.pdf

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s