Nëse (Rudyard Kipling)

Nëse mund ta ruash qetësinë kur të gjithë përreth teje

…Po çmenden dhe po ta lënë fajin,

Nëse mund t’i besosh vetes kur krejt njerëzit dyshojnë n’ty,

…Por edhe t’i lejosh e t’i falësh për dyshimin e vet;

Nëse mund t’presësh e t’mos lodhesh së prituri,

…Apo të t’rrejnë, e të mos merresh me rrena,

Apo të t’urrejnë, e të mos i hapësh rrugë urrejtjes,

…E në anën tjetër t’mos dukesh tepër mirë, as t’mos folësh tepër mençur:

 

Nëse mund t’ëndërrosh — dhe t’mos i bësh ëndrrat padron;

…Nëse mund t’mendosh — dhe t’mos i bësh mendimet synim;

Nëse mund të takohesh me Ngadhënjimin dhe Katastrofën

…Dhe t’i trajtosh krejt njëjtë ata dy mashtrues;

Nëse ke durim ta dëgjosh t’vërtetën që e ke thënë

…Të dredhuar nga horrat për t’bërë kurth për budallenj,

Apo t’i shikosh gjërat të cilave ua ke dhënë jetën, t’thyera,

…Dhe t’kërrusesh e t’i ndërtosh me veglat e tua të ndryshkura:

 

Nëse mund ta bësh një stivë të krejt fitoreve tua

…Dhe ta rrezikosh në një hedhje t’monedhës,

Dhe të humbësh, e t’ia nisësh prapë te fillet e tua

…Dhe të mos e psherëtish as edhe një fjalë për humbjen tënde;

Nëse mund ta detyrosh zemrën e nervin e ligamentin

…Të ta përmbushin qëllimin edhe shumë më vonë se që të kanë lënë,

Dhe kështu të mbahesh kur s’ka asgjë n’ty

…Pos Vullnetit që iu thotë: ‘Mbahuni!’

 

Nëse mund t’flasësh me turma dhe ta ruash mirësinë,

…Apo të ecësh me Mbretër — e t’mos e humbësh thjeshtësinë me t’rëndomtit,

Nëse as armiqtë as miqtë e dashur s’mund të t’lëndojnë,

…Nëse krejt njerëzit llogarisin n’ty, por askush tepër;

Nëse mund ta mbushësh minutën që s’të fal

…Me vlerën e gjashtëdhjetë sekondave t’vrapimit n’distancë,

E jotja është Toka dhe gjithçka n’të,

…Dhe — për më tepër — do t’jesh Njeri, o biri im!

 

Rudyard Kipling (1865-1936) * Nobel 1907

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s