Maska

Mos i bëj vetes maskë për ta takuar botën

maskë që e luan jetën tënde kaq mirë

që është kaq e shlirshme dhe argëtuese

sa që je gjithmonë qendra e vëmendjes —

maskë që s’mund ta lësh të të rrëshqasë,

as për një sekondë,

në rast se vetja jote reale shfaqet përtej

dhe audienca e kupton që janë mashtruar

dhe vëmendja e tyre pëlqyese kthehet në tallje.

 

Maska e bën jetën më të lehtë —

ka stuhi të përshtypjeve, të mendimeve e të ndjenjave

që mund të t’hutojnë dhe të t’trondisin

por mund të qëndrosh e-i paepur, me maskën që të mbron,

që e reflekton prapa botën si mburojë e ftohtë metalike

që e mënjanon çdo dhembje që vjen kah ti.

 

Dhe është më lehtë kur nuk tërhiqesh prapa e të shikosh më

kur bëhesh roli që po e luan

dhe harron që ishe ndonjëherë ndokush tjetër.

 

Por maska është si fëmijë që s’rritet kurrë

që s’do t’jetë e vetë-mjaftueshme kurrë;

duhet t’vazhdosh ta ushqesh me vëmendje

dhe t’sigurohesh që kurrë s’i has qetësinë a vetminë —

dy grabitqarët që e kërcënojnë.

 

Dhe dikur maska do t’bëhet pluhur e hi

kur më s’mund ta bësh përpjekjen e duhur

dhe do t’shembet si prind i rraskapitur n’fund t’ditës.

 

Pastaj vetja jote e vërtetë do t’çlirohet papritmas

e mahnitur pas një burgimi kaq t’gjatë

e verbuar nga ndritshmëria e diellit

e tronditur n’huti nga kompleksiteti i jetës

lakuriqe dhe e hapur ndaj tmerrit e kënaqësisë.

 

Dhe bota do t’t’besojë

raca njerëzore do t’t’mirëpresë

dhe dalëngadalë të tjerët do t’i heqin maskat e veta përreth teje

gjersa ndihesh tek lidhesh me një rrjedhë të thellë kultivuese

përtej ndashmërisë delikate të maskave —

begatia e qenies sate,

hapja ndaj begatisë së qenieve të të tjerëve, dhe t’vetë jetës

plotësia e qenies sate tek hapet

ndaj plotësisë së vetë jetës.

 

(Steve Taylor)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s