Njâ (U2: One)

A po bâhët ma mirë

apo po nihësh njâjtë?

A ki me pasë ma le’t tash

Që e ki dikân m’e faj’su?

 

Thu: ni dashni, ni jetë

Kur âsht ni nevojë natën

Ni dashni, që e kemi bashkë

T’braktis, shpyrt, nëse s’ta nin për tâ

 

 

A t’kâm zhgënjy

apo t’kâm lânë shije t’keqe n’gojë?

Po sillësh si mos me pasë pâsë dashni kurrë

Dhe po don që une me rrnu pa tâ

 

Epo, âsht tepër vonë sonte

Me nxjerrë t’kalumën zhag n’dritë

Jemi njâ, po s’jemi njisoj

Duh’mi m’e bajtë njâni-tjetrin, m’e bajtë njâni-tjetrin

Njâ

 

A ke ardhë k’tu për ndjesë?

A ke ardhë m’i ngjallë t’deknit?

A ke ardhë m’iu bâ Jezus

Lebrozëve n’kryt tând?

 

A kâm lypë tepër? Ma shumë se shumë

S’m’dhe kurrgjâ, tash-i âsht krejt çka kâm

Jemi njâ, po s’jemi njisoj

Epo, e lëndojmë njâni-tjetrin, tani e bâjmë apet

 

Thu që dashnia âsht tempull, dashnia âsht ligj ma i naltë

Dashnia âsht tempull, dashnia âsht ligj ma i naltë

M’lyp me hi, po tani m’shtin m’u zvarritë

Dhe s’po muj m’e bajtë atâ që e ki

Kur krejt çka ki âsht lëndim

 

Ni dashni, ni gjak

Ni jetë, duhësh m’e bâ çka ish dashtë

Ni jetë me njâni-tjetrin

Motra, vllazën

Ni jetë, po s’jemi njisoj

Duh’mi m’e bajtë njâni-tjetrin, m’e bajtë njâni-tjetrin

Njâ

Njâ

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s