Lumi (Bruce Springsteen: The River)

[Intro me harmonikë goje]

[Strofa 1]

Un’ jâm i luginës poshtë

Ku, zotni, kur je i ri

T’edukojnë me bâ çka ka bâ baba

Un’ e Meri u njoftu’m n’shkollë t’mesme

Kur ajo ish veç shtat’m’dh’etë-vjeç

I grahshim jashtë k’saj lugine teposhtë te fushat e gjelbra

 

[Refreni 1]

Bishim poshtë te lumi

Dhe n’lumë u zhytshim

Oh, teposhtë te lumi i grahshim

 

 

[Strofa 2]

Mandej e lashë Merin shtatzanë

Dhe, shoq, qikaq kish shkru ajo

Dhe për dat’lindjen e nont’m’dhetë

U bâna me kartë union e me sako t’martesës

Shkum te salla e gjyqit

Dhe gjyqtari i rahatoi krejt

As buz’qeshje t’ditës s’martesës,

as me hecë me nusen n’mes t’dasmorëve,

as lule, as fustan nusnie

 

[Refreni 2]

Atë natë zbritëm te lumi

Dhe n’lumë u zhytshim

Oh, teposhtë te lumi i grahshim

A-ja

 

[Solo me harmonikë goje]

 

[Strofa 3]

E gjeta ni punë n’ndërtimtari për kompaninë Xhonstaun

Po mandej nuk kish fort punë për shkaqe ekonomike

Tash krejt ato gjana që u dokshin kaq t’randësishme

Epo, zotni, u tretën n’hava

Tash veç bâhna kishe s’m’kujtohen

Dhe Meri bâhët kishe s’ia nin

 

[Ura]

Por m’kujtohët qysh i grahshim kerrit t’vllavit

Trupi i saj i rrezitun e qull te penda

Natën n’ato banka rrisha çutë

Dhe e majsha ngat veç m’ia ni çdo frymëmarrje

Tash ato kujtime kthehen me m’njekë

M’njekin si mallkim

A âsht ni ândërr rrenë nëse s’realizohet

Apo âsht diçka ma keq

 

[Refreni 3]

Kjo m’çon poshtë te lumi

Edhe pse e di që lumi âsht thá

Kjo m’çon poshtë te lumi sonte

A-ja-ja

Poshtë te lumi

Loçka jeme edhe un’

Oh, poshtë te lumi i grahim

A-ja-a

[Ad-lib-et dhe outro instrumentale]

 


 

  • Frymëzimi për zgjedhjen e këngës erdhi nga Besim Tërpeza Shala në grupin “Rockerat e Gillanit” në Facebook.
  • “Lumi” është shkruar për motrën e Bruce Springsteen, e cila u martua shumë e re, dhe për jetën e saj të hershme me burrin e vet. Kënga u bazua në bisedat që Springsteen pati me dhëndrin e vet, pasi ky i fundit e humbi punën, por kurrë nuk u ankua dhe u përpoq shumë për të gjetur mënyra për ta furnizuar familjen e vet.
    https://www.azlyrics.com/lyrics/brucespringsteen/theriver.html
  • “Pjesën më të madhe të jetës time si muzikant e kam kaluar duke e matur distancën midis ëndrrës amerikane dhe realitetit amerikan.”
    – Bruce Springsteen
    https://en.wikipedia.org/wiki/Bruce_Springsteen

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s