[Strofa 1]
N’autostradë t’gjânë e t’vetmume,
n’lindje t’Kosovës
Munësh me ngu motorrin e kerrit
tu e rënku kangën e vet nji-notëshe
Munësh me mendu për grunë a çikën
që e takove mbramë
‘Po mendimet e tua shpejt kanë me bredhë
qysh ia bâjnë gjith’
Kur je tu vozitë gjasht’m’dhetë orë
dhe mâ s’ki çka bân
Dhe nuk t’vozitët mâ,
veç me kânë t’u kryjke rruga
[Refreni]
Qe ku jâm
N’rrugë prapë
Qe ku jâm
Hypun n’skenë
Qe ku po shkoj
M’e lujtë prapë rolin e yllit
Qe ku po shkoj
Nis diçka t’re
[Strofa 2]
Epo hyn n’ni restorant
i rraskapitun nga rruga
Dhe i nin sytë n’ty
teksa e shkund t’ftoftit
Bâhësh kishe s’ta nin
po veç çka s’eksplodon
Ma shpesh nuk i nin çka flasin,
kaniherë i nin
Gjith’ ato klishetë e njejta t’vjetra:
“A âsht gru a burrë?”
Dhe gjith’ t’dokët që ata jân ma shumë;
nuk guxon me kundërshtu fort
[Refreni]
Qe ku jâm
N’rrugë prapë
Qe ku jâm
Hypun n’skenë
Qe ku po shkoj
M’e lujtë prapë rolin e yllit
Qe ku po shkoj
Nis diçka t’re
[Strofa 3]
Atje n’dritë t’reflektorit
je nji-milion kilometra larg
Çdo atom t’energjisë
munohësh m’e dhânë
Gjersa djersa rrjedh nga trupi jot
si muzika që e bân
Ma vonë n’mbramje
kur rrin shtritë n’shtrat
Me jehonat e përforcu’sve
tu t’kumbu n’kry
E pin cigarën e fundit t’ditës,
tu e kujtu se çka tha ajo
[Refreni]
Qe ku jâm
N’rrugë prapë
Qe ku jâm
Hypun n’skenë
Qe ku po shkoj
M’e lujtë prapë rolin e yllit
Qe ku po shkoj
Nis diçka t’re
[Outro]
Qe ku po shkoj
Qe ku po shkoj
- “Turn the page” ka të bëjë me ulje-ngritjet emocionale dhe sociale të jetës së muzikantëve rokerë rrugëve. Seger e shkruajti atë më 1972 ndërsa ishte duke bërë turne me Teegarden & Van Winkle.
- Nga shumë cover-a, versioni më i popullarizuar është nga Metallica. Videoja muzikore shoqëruese e eksploron një ditë në jetën jo të muzikantëve, por të një nëne beqare e cila është punëtore seksi. MTV nuk pranoi ta transmetojë videon për shkak të lakuriqësisë dhe një skene që e përshkruante sulmin seksual ndaj nënës nga klienti.
https://en.wikipedia.org/wiki/Turn_the_Page_(Bob_Seger_song) - Frymëzimi për zgjedhjen e këngës erdhi nga Besfort Abazi në grupin “Rockerat e Gillanit” në Facebook.