Vallja e vegimtareve (Pearl Jam: Dance Of The Clairvoyants)

[Strofa 1]
Hutimi âsht për trazimin
Siç âsht dashnia për përkushtimin tonë
T’mdhaj sa s’ta pret menja
T’mdhaj sa oqeani
Edhe nisoj t’rânë m’i kontrollu

Pra kurseji parashikimet
Dhe kalli supozimet
Dashnia âsht fërkim
Pjekun për rahati
Ekuacione pafund
Dhe përpjekje t’râna me bindë
Çelën dy’r
Për interpretim

[Refreni]
Me pritë përsosmëni
Len shumë për me duru
Kur e shkumja âsht e tashmja dhe e ardhmja s’âsht mâ
Kur çdo e nesërme âsht njâjt si ma parë

[Strofa 2]
Sa ma t’shlira bâhën gjanat
Qaq ma shumë ngushtohësh
Sa ma t’shlira bâhën gjanat
Ma ngusht
As ni njeri
S’mun me kânë ma i madh se t’tânë
Ky s’âsht mendim negativ
Jâm pozitiv, pozitiv, pozitiv
Me ra teposhtë, jo me nejtë poshtë
Kish mujtë me m’majtë, n’vend se me m’shemë
E me m’mytë n’lum

[Refreni]
Me pritë përsosmëni
Len shumë për me duru
Kur e shkumja âsht e tashmja dhe e ardhmja s’âsht mâ
Kur çdo e nesërme âsht njâjt si ma parë

[Strofa 3]
Ditët n’kalendar po fluturojnë
Na t’ngujum n’kutija
S’ka mâ dritare t’çeluna
S’mujta m’i kultivu lulet “Mos m’harro”
S’po m’bjen n’men për çka përdorën
Jâm dashnu me vegimtaret
Se jân jashtë k’saj bote

[Ura]
E di që çikat dojnë me vall’zu
M’i harru rrethanat e veta
E di që djemtë dojnë m’i rritë
Karat e vet, dhe m’i ndreqë dokumentet n’dollapa
E di që çikat dojnë me vall’zu
Vegimtare n’ekstazë
E di që djemtë dojnë m’i rritë
Karat e vet, dhe m’i ndreqë dokumentet n’dollapa

[Outro]
Zmbrapsu kur vjen shpyrti
Zmbrapsu kur vjen shpyrti
Zmbrapsu kur vjen shpyrti
Zmbrapsu

(E di që çikat dojnë m’i harru rrethanat e veta tu vall’zu
E di që djemtë dojnë m’i rritë karat e vet, dhe m’i ndreqë dokumentet n’dollapa)

Zmbrapsu kur vjen shpyrti
Zmbrapsu kur vjen shpyrti
Zmbrapsu kur vjen shpyrti
Zmbrapsu

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s