Rapsodi bohemike (Queen: Bohemian Rhapsody)

[Intro]
A âsht kjo jeta reale? A âsht kjo veç fantazi?
Po m’rrëshqet dheu nër kâmë, s’kâm pshtim nga realiteti
Çeli sytë, kqyr nalt n’qiej dhe shih
Jâm veç ni djalë i ngratë, s’m’duhet keqardhja e askujt
Se jâm asi që fitoj lehtë e harxhoj lehtë, herë nalt – herë poshtë
Qyshdo që fryn era, s’ka randësi për mu, për mu

[Strofa 1]
Nânë, veç sa e vrava ni njeri
Ia vnova alltinë n’kry, e shkreha, tash â dekë
Nânë, jeta sa ia pat nisë
‘po tash krejt e kom çu posht’
Nânë, bre, s’kâm dashtë me t’shti me kajtë
Nëse s’kthehna nesër n’ksi vakti
Vazhdo tutje si mos me pasë randësi kurrgjâ

[Strofa 2]
Tepër vonë, m’erdh vakti
Po m’çon t’dridhme kurrizit teposhtë, trupi po m’dhem tanë kohën
Lamtumirë krejtve, se m’duhët me shku
Duhna m’ju lânë e m’u përballë me t’vërtetën
Nânë, bre, (Qyshdo që fryn era)
S’po du me dekë
Ka’iherë kisha dashtë mos me pasë le hiç

[Solo me kitarë]

[Strofa 3]
Pe shof ni siluetë t’njerit
Skaramouche, o kllaun, a pe vallzon Fandango-n?
Rrufe e vetëtimë, tepër shumë e frikshme për mu
(Galileo) Galileo, (Galileo) Galileo, Galileo Figaro magnifico
‘po une jom veç ni djalë i ngratë, s’m’don kërkush
Ai âsht veç djalë i ngratë i familjes s’ngratë
Kursejani jetën nga kjo tmerrësi
Fitoj lehtë e harxhoj lehtë, a po m’lshoni?
Bismilah! Jo, s’po t’lshojmë
(Lshojeni) Bismilah! S’po t’lshojmë
(Lshojeni) Bismilah! S’po t’lshojmë
(Lshomni) S’po t’lshojmë
(Lshomni) S’po t’lshojmë
(Kurrë, kurrë, kurrë, kurrë mos m’lshoni) Ah
Jo, jo, jo, jo, jo, jo, jo
(Oh, mamma mia, mamma mia) Mamma mia, lshom
Kryedreqi ma ka lânë ni dreq përanash mu, mu, mu!

[Strofa 4]
A p’jau merr menja që muni me m’gjujtë me gurë e me m’i pshty sytë a?
A p’jau merr menja që muni me m’dashtë e me m’lânë me dekë a?
Oh, zemër, s’mun me ma bâ ktâhën, zemër!
Veç duhna me ikë, veç duhna me ikë prej k’tu qetash

[Outro]
(Oh)
(Oh po, oh po)
Kurrgjâ s’ka randësi, krejt pe shohin
Kurrgjâ s’ka randësi
Kurrgjâ s’ka randësi për mu
Qyshdo që fryn era

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s