“O bilbil”: urtia e fshehur dhe e harruar

Në CD-në e Sabri Fejzullahut, ku janë këngët e koncertit të 50-vjetorit të karrierës së tij, është edhe një këngë me një strofë e një refren: “O bilbil”. Sabriu, pas kësaj kënge e thërret Nexhmije Pagarushën me nderimet më të mëdha. Sa mirë që është regjistruar krejt kjo. Mund të shihet respekti i thellë i më të riut për më të vjetrën, si është bartur dituria nga brezi në brez, si është modestia e nxënësit përbërës i nevojshëm për këtë bartje.

Por teksti i këngës e tejkalon bilbilin si këngëtar:

O BILBIL

[Strofa]

O bilbil, o bilbil

ti e din këngën që më g’zon,

Thuaja asaj më të bukurës,

kam një brengë që më mundon.

[Refreni]

Nxirre këngën për t’më g’zuar, o bilbil.

të dëgjoj me mall si ligjëron, bilbil.

kur kam dhembje, kur kam vaje, o bilbil

kënga jote shpirtin ma qet’son, bilbil.

Është fjala “ligjëron” në tekst që i jep kontekst më të gjerë bilbilit. Po, ai mund të jetë edhe këngëtar-e që të gëzon me këngën më të bukur e cila ia heq brengën dëgjuesit, apo të paktën e bën me harru atë për një kohë. Por brenga hiqet nga fjalët e duhura me urtinë përkatëse. Fjalët e tilla të gëzojnë, ta qetësojnë shpirtin kur ka dhembje dhe kur ka vaje. Këtu më vijnë ndër mend Anton Çetta, Ibrahim Rugova, Rifat Kukaj, Daut Demaku, Veton Surroi (e qebesa edhe shumë nana, baba, mësues, gjyshër e pleq të tjerë në familjet tona) dhe urtarë të tjerë të cilët janë të fshehur e të harruar si autori i këtij teksti që, me gjithë kërkimin tim detaj në internet e nëpër miq më të vjetër – nuk po mund ta gjej.

Urtia e ka një mënyrë misterioze të shpërndahet edhe përmes kanaleve më të papritura.

Kënga e komponuar nga Musa Piperku, e sjellë mrekullisht nga një orkestër e madhe, e dirigjuar nga Alfred Kaçinari, e orkestruar nga Florent Boshnjaku, në kitarë Valon Gashi, është këtu:

diku në minutat 44:30 – 53:21 bashkë me pjesën ku respektohet (tashmë e ndjera) Nexhmije Pagarusha.

Përditësuar më 28 tetor 2020:

Autori i tekstit qenka Gani Misini. E falënderoj Radije Hoxhën e cila e gjeti këtë informacion përmes Pranvera Badivikut, si dhe Faruk Tashollin që ishte i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim. Ja foto e dërguar nga Radija:

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s