ZANI që të mbetet në kujtesë

Bashkim Kërqelin e njof prej fëmijërie. Ka qenë basist në një bend të Gjilanit, në kohën kur s’kishim as bukë me hongër mirë. Mandej i bishim gitareve bashkë në oborr të bibliotekës së qytetit të Gjilanit apo në park, dhe ai knojke. “Pse s’po bohësh këngëtar?”, i thojsha.
Pema u pjek dhe Bashkimi shkoi në The Voice, nën mentorimin e Aurela Gaçes, kur në juri ishin edhe Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Elton Deda. “Kërkush s’bohet profet n’katun t’vet”, i thashë kur u kthye nga ajo përvojë me bindjen se kishte prirje.

Kërcimi tjetër “kuantik” ndodhi kur u taku me timpanistin nga Gjakova, Bekim Këpuska. Bashkëpunim çuditërisht i mirë i dy djemve nga dy qytete kaq të largëta, e të njohur si lokalista. Këta dy djem e thyen këtë shabllon dhe bashkë me miq të tjerë instrumentistë e inxhinierë të Zanit, i prodhuan dy kangë të freskëta brenda 10 muajsh. Para 19 orëve e kanë publiku videon e dytë profesionale.
ZANI i Bashkimit të mbetet në kujtesë. Këtë më duket e pat thânë Sidrit Bejleri në audicionin e fshehur në The Voice. Bekimi si duket, pos pjesës ritmike që e performon edhe live, e njeh edhe vijën dhe harmoninë e muzikës. Këta dy, bashkë me miqtë e vet prodhojnë muzikë live dhe të regjistruar, të këndshme, relaksuese dhe që mbahet mend. Paçin frymëzime edhe më tutje!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s