Shkallë për n’Xhenet (Led Zeppelin: Stairway to Heaven)

[Intro]

[Strofa 1]
Âsht ni zojë që âsht e sigurtë
Që krejt çka vizllon âsht ari
Dhe po blen shkallë për n’Xhenet

Kur t’mrrin atje, ajo e din
se a jân krejt shitoret mshelë
Me ni fjalë goje mun me marrë qatâ pse ka ardhë
Uuh, uuh
dhe po blen shkallë për n’Xhenet

Âsht ni shejë n’mur, po ajo po don m’u siguru
‘Se, a din, kaniherë fjaltë i kanë ka dy kuptime
Në ni pemë skej prronit, âsht ni bylbyl që knon
Kaniherë krejt mendimeve tona iu tremën [njerëzit]

[Refreni]
Uuh, m’çudit vet’me’veti
Uuh, m’çudit vet’me’veti

[Strofa 2]
Âsht ni ndjenjë që m’vjen kur kqyri kah perendimi
Edhe shpyrti po m’vajton m’u largu
N’mendimet e mija kâm pa unaza t’tymit përmes pemëve
Edhe zânat e atyne që kqyrin seri

[Refreni]
Uuh, m’çudit vet’me’veti
Uuh, m’çudit vet’me’veti

[Strofa 3]
Dhe pëshpëritet se frik nëse krejt e caktojmë kangën
Atëherë fyelltari ka me na udhëzu kah e arsyshmja
Dhe ni ditë e re ka me agu për ata që qëndrojnë gat
Dhe pyjet kanë me jehu me t’qeshuna

[Strofa 4]
Nëse ka rrëmujë n’gardhin tând, mos u alarmo, tash
Âsht veç pastrim gjeneral për mbretneshën e 1 Majit
Po, jân dy shtigje kah munësh me shku, po n’afatgjatë
Hala ka kohë me ndrru rrugën n’t’cilën je

[Refreni]
Dhe m’çudit vet’me’veti
Uhh…

[Strofa 5]
Kryet po t’zhurmon dhe s’ka m’u largu, n’rast se s’e din
Fyelltari po t’thirr n’valle
Zojë e dashtun, a mun me ni frymën e erës? Dhe a e ke ditë
Se shkalltë e tua shtrihen n’erën pëshpëritëse?

[Solo me kitarë]

[Ura]
Dhe teksa nxitojmë rrugës
Hijet tona ma t’nalta se shpyrti ynë
Aty hec ni zojë që e njohim krejt
Që shkëlqen dritë t’bardhë dhe don me kallzu
Qysh gjithçka hala kthehët n’ari
Dhe nëse ngon shumë fort
Melodia ka me t’ardhë ma n’fund
Kur krejt jân njâ dhe njâ âsht krejt
Me kânë gur e mos m’u rrokullisë

[Outro]
Dhe ajo po blen shkallë për n’Xhenet

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s