Zoti është gjithmonë me ne

Dje e vizitova nënën time, të sëmurë në shtrat, në pamundësi për me ecë, dhe babën që po e përjeton këtë ndryshim rrënjësor të saj, 24 orë në 24. Dhe m’u kujtua se në Kuran është një kaptinë kur Zoti e siguron Profetin se nuk e ka braktisur. Kur e gjeta kaptinën e përjetova një moment a-ha! Kjo qenka kaptina 93, që po u lidhka me kaptinën 94.

Përkthimet e Abdel Haleem në anglisht, të krahasuara me përkthimin e Hasan Nahit dhe të shqipëruara janë si vijon:

* * *

93. SHNDRITJA E MËNGJESIT

Sura e hershme Mekase që i drejtohet Profetit, për ta qetësuar e siguruar, pasi nuk kishte pranuar shpallje për ca kohë, se Zoti i vet nuk e kishte braktisur. (Abdel Haleem)

Në emrin e Zotit, Dashamirësit, Mëshirëplotit

1 Pasha shndritjen e mëngjesit 2 dhe pasha natën kur qetohet në prehje, 3 Zoti yt nuk të ka braktisur [Profet], as nuk të urren, 4 dhe e ardhmja do të jetë për ty më e mirë se e shkuara; 5 sigurisht që Zoti yt do të të japë kaq shumë sa që do të jesh fort i kënaqur. 6 A nuk të gjeti Ai jetim dhe të strehoi? 7 A nuk të gjeti Ai të humbur dhe të udhëzoi? 8 A nuk të gjeti Ai në zor dhe të bëri të vetë-mjaftueshëm?
    9 Pra mos ji i ashpër me jetimin 10 dhe mos e qorto atë që lyp ndihmë; 11 fol për bekimet e Zotit tënd.

* * *

94. LEHTËSIMI

Kjo sura Mekase, drejtuar Profetit, është vazhdim i sigurimit dhe trimërimit të dhënë në suran 93. (Abdel Haleem)

Në emrin e Zotit, Dashamirësit, Mëshirëplotit

1 A nuk ta lehtësuam Ne zemrën [Profet], 2 dhe ta hoqëm barrën 3 që të peshonte kaq rëndë mbi kurriz, 4 dhe ta rritëm reputacionin fort? 5 Pra vërtet ku ka vështirësi ka edhe lehtësim; 6 vërtet ku ka vështirësi ka edhe lehtësim. 7 Në çastin kur lirohesh [nga një punë] – puno tutje, 8 dhe drejtoju Zotit tënd për gjithçka.

* * *

Pra, vargjet janë:

* * *

Në emrin e Zotit, Dashamirësit, Mëshirëplotit

Pasha shndritjen e mëngjesit
dhe pasha natën kur qetohet në prehje,
Zoti yt nuk të ka braktisur,
as nuk të urren,
dhe e ardhmja do të jetë
për ty
më e mirë se e shkuara;
sigurisht që Zoti yt
do të të japë kaq shumë
sa që do të jesh fort i kënaqur.
A nuk të gjeti Ai jetim

dhe të strehoi?
A nuk të gjeti Ai të humbur

dhe të udhëzoi?
A nuk të gjeti Ai në zor

dhe të bëri të vetë-mjaftueshëm?
Pra mos ji i ashpër me jetimin
dhe mos e qorto atë që lyp ndihmë;
fol për bekimet e Zotit tënd.

Në emrin e Zotit, Dashamirësit, Mëshirëplotit

A nuk ta lehtësuam Ne zemrën,
dhe ta hoqëm barrën
që të peshonte kaq rëndë mbi kurriz,
dhe ta rritëm reputacionin fort?
Pra vërtet ku ka vështirësi ka edhe lehtësim;
vërtet ku ka vështirësi ka edhe lehtësim.
Në çastin kur lirohesh – puno tutje,
dhe drejtoju Zotit tënd për gjithçka.

* * *

Po ju lë të reflektoni vetë në shndritjen e ditës a prehjen e natës.

Për kaptina dhe referenca të tjera rreth Kuranit shihni te:

https://botimetrb.wordpress.com/2015/07/15/kaptina-te-kuranit/

Një mendim mbi “Zoti është gjithmonë me ne

  1. Pingback: Kaptina dhe referenca të Kuranit | Frymëzime

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s